Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, deklaroi se krimet gjatë diktaturës komuniste meritojnë njohje të plotë. Në kuadër të ‘Ditët së kujtesës’ për viktimat e regjimit të diktaturës, diplomatja e BE theksoi se këto janë çështje të drejtësisë në tranzicion.
“Krimet gjatë diktaturës meritojnë njohje të plotë. Nuk ka drejtësi pa të vërtetën dhe pa fakte”, pohoi Vlahutin.