Një shqiptar është vrarë ndërsa rrethanat e ngjarjes janë të paqarta. Ai ishte sulmuar nga disa persona të panjohur dhe shiu ka fshirë gjurmët e krimit.
Siç shkruan “Focus.de”, disa persona të panjohur kanë qëlluar me thikë një shqiptar në në Leipsing të Gjermanisë. Personi është vrarë rreth orës 5:47 minuta të mëngjesi të së premtes, ndërsa shqiptari ishte duke dalë nga shtëpia.
Qytetarët kanë njoftuar policinë pak para orës 6:00 të mëngjesit të së premtes, se në lagje ka pasur një sherr. Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i policisë gjermane.
Polica rrethoi zonën përreth vendit të ngjarjes. Por, reshjet e shiut kishin bërë që gjurmët të fshihen.
Ende nuk janë dhënë detaje se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, se nga kush është sulmuar shqiptari dhe cilat janë motivet e kësaj ngjarjeje. /Albinfo.ch