Home KRYESORE Ylli Dylgjeri i shkruan Erion Veliaj, dhe pret pergjigje…

Ylli Dylgjeri i shkruan Erion Veliaj, dhe pret pergjigje…

Nga Ylli Dylgjeri

Sa është numri i punonjësve të PR z. Velija?

Gazetarja Tota në intervistën e saj për emisionin investigativ të landfill-it “Kodra e vdekjes” ka deklaruar dje numrin e personave qe paguhen nga Kryebashkiaku Erion Veliaj për propagandën në median e Bashkisë së Kryeqytetit.

Sipas Totës, janë plot 25 persona që paguhen nga Velija, të cilët montojnë dhe u dërgojnë të gatshme videot e Kryebashkiakut televizioneve kombëtare në vend.

Si njohës dhe punonjës i hershëm i mardhenieve publike dhe shtypit, si taksapagues i kryeqytetit, si gazetar i lirë dhe si bashkëkontribues i koalicionit të majtë, po Ju pyes sërisht zoti Velija? E konfirmoni nr. e punonjësve të deklaruar nga gazetarja në këtë intervistë?

Nese, po, ky është abuzim i pastër. Abuzim në shpërdorimim e taksave të qytetarëve të Tiranës. Abuzim me të vërtetën. Abuzim me premtimet elektorale. Abuzim me imazhin.

Si në çdo Institucion, agjenci dhe sektor, ngarkesa për çdo post pune ka norma mbulimi për publikun e në funksion të tij. Dhe këtu ka vend për tu ndalur.

Duke kontribuar në krye të sektorëve, drejtorive, Departamenteve, ne Ministri dhe deri në Këshillin e Ministrave, mund të deklaroj se ky numër asnjë herë deri në vitet 2005 nuk e ka kaluar numrin nga 1 deri 12-të në pushtetin qëndror.

Nese po, Këshilli Bashkiak duhet të rishikoj strukturën dhe organigramën e Bashkisë.
Uroj të jetë ndryshe.
Mbetem në pritje të përgjigjes Tuaj.

Share: