Shqiptari që fitoi 168 milionë euro në lotarinë në Belgjikë mendohet të ketë ikur për në Gjermani. Që nga e enjtja në mbrëmje ai më nuk është parë në kafeterinë dhe në klubin e futbollit të quajtur “Kosova”.
Mediat belge raportojnë se ai nuk është parë as të dielën.
Ai është zhdukur pasi miqtë e tij e kuptuan se ai është fatlumi që fitoi 168 milionë euro. Miqtë e tij janë shprehur se ai ka kaluar një jetë shumë të vështirë.
“Ai është shumë i përpiktë në orar. Por që kur ka fituar ka mbyllur telefonin dhe llogarinë në Facebook”, u shpreh një mik i tij me emrin Afrim. “Kur shpërtheu lufta në Kosovë në vitin 1998, ai jetonte në Pejë, një qytet që është shkatërruar nga serbët.
Me gruan dhe dy fëmijët ai erdhi këtu. Familja e tij është e ndarë, dy vëllezërit e tij jetojnë në Gjermani, një vëlla në Kosovë dhe një motër në Australi.
Ai pas disa viteve u njoh nga shteti si një refugjatë politik. Para asaj kohe ai jetonte këtu pa dokumete”, u shpreh Afrimi. Shqiptari fitues i lotarisë “EuroMillions” në Belgjikë është baba i katër fëmijëve që deri para se të fitonte milionat punonte në një kompani pastrimi./dita.al