Home KRYESORE A është ky pallati pa leje i kushëririt të Taulant Ballës?

A është ky pallati pa leje i kushëririt të Taulant Ballës?

Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës ka denoncuar sot një pallat me shumë kate që po ngrihet në zonën e 21 dhjetorit, 100 metra lart komisariatit nr. 2 . Sipas Leonard Ollit ky ndërtim po bëhet nga kushëriri i deputetit të PS, Taulant Balla.

Banorët e zonës kanë lajmëruar e kanë denoncuar, por policia sapo ka vajtur në vend, është tërhequr me urdhëra politikë.

Në një deklaratë për mediat, Olli tha se “ky ndërtim pa leje, në shtetin e së zhdrejtës që ka vendosur Edi Rama dhe Erjon Veliaj ka lidhje me Taulant Ballën, deputetin e Partisë Socialiste. Ndërtimi po bëhet nga kushëriri i tij, Mariglen Disha. Komisariati nr.2 ka tentuar të ndërhyjë për të rikthyer rendin dhe ligjin, por janë zbrapsur me urdhër politik, sepse policia e kapur nga Tahiri dhe nga Rama, nuk mund të veprojë kundër shefave të pushtetit, por vetëm ndaj qytetarëve të vobektë dhe të pambrojtur. Kjo është e vërteta në shtetin e së zhdrejtës së Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Kjo është ajo që ndodh në çdo cep të kryeqytetit dhe vende të tjera, sepse askush nuk mund të dalë mbi bandën e pushtetit, sepse banda e pushtetit mund të ndëshkojë cdo të pamundur qoftë edhe për rregullimin e çative për qytetarët që nuk marrin leje tek ta, ose nëse nuk paguajnë nën dorë. Kjo është e papranueshme. Ky është denoncim i qytetarëve”, u shpreh Leonard Olli.

Share: