Deputeti Tom Doshi është rikthyer këtë herë në vëmendjen e mediave për shkak të gjestit të jashtëzakonshëm që ka bërë. Sipas newsbomb.al, deputeti i ka blerë një shtëpi dhe një makinë kardinalit shqiptar Dom Ernest Troshani, por nuk ka dashur që kjo gjë të bëhet publike.
Ne fakt, po ta kishte bere kete dhurate kaq te madhe nje njeriu te panjohur dhe ne vojtare te cilet jane te shumte, sigurisht qe ajo nuk do te merrej vesh sic formalisht Media thote qe Tom Doshi nuk ka dashur te behet publike. Pra duket qarte qe ky veprim eshte nje ivestim qe i shume diskutuari deputet i parlamentit te Shqiperise ka bere nje investim shume inteligjent per PR e tij me cene!
Mediat te ekzaltuara thone qe dhurata e jashtezakonshme Tom Doshit është zbuluar gjatë meshës së të dielës, kur Troshani per here te pare e mbajti si kardinal.
Në hapje të meshës, u falenderua deputeti Doshi për gjestin fisnik. Ka me bukur kur Dom Ernest Troshani qe përloti Papën gjatë vizitës së tij në Shqipëri kur tregoi jetën e vështirë që kishte kaluar gjatë regjimit komunist dhe sesi besimi i tij në Zot nuk u zbeh përballë vuajtjeve, tashme flet edhe per nje gjest fisnik te Tom Doshit…