Kryetari i partise Aleanca Demokratike Eduart Abazi i ftuar ne emsionin “Aktualitet” ne Shijak Tv dhe moderuar nga Bejdo Malo trajutuan aktualitet politike ne periudhen e presidences se Donad Trump dhe sfidat e saj edhe per politiken shqiiptare.
“Donald Tramp si realitet dhe mesazhet qe nxiren nga fushata zgjedhore deri te rezultati. Sistemet mund te shkunden apo te zgjohen prej përgjumjes, vetem prej segmente apo elemente nga jashte tyre.” – tha Eduart Abazi ne studio duke shtuar se nga brenda sistemit vetem mund te behen arnime apo modelime te vogla pa cenuar interesat ku sipas rastit, nuk ka rendesi se kush eshte ne pushtet sipas rradhes permes zgjedhjesh pa standarde
Abazi foli politikisht duke nenvijezuar faktin se levizjet bredna sistemit e trajtojne pushtetin si qellim te formimit apo fuqizimitv te dinastive partiake shtoi se tashme fenomeni Trump eshte pararendur edhe vendet e rajonit si Greqia ndaj fenomeneve Papandreu dhe Micotaqis, Italia fenomeni Berluskoni, Bullgaria me zgjedhjen e presidentit kete jave.
“Ky zhvillim duhet edhe ne Maqedoni ku Gruewski kerkon te behet njesh me pushtetin, me keq se Lenini me partine.” tha Abazi duke shtuar se ne Shqiperi kemi zhvillimet e fundit me faktoret vendor e nderkombetar, “pikerisht dhe jo rastesisht” rreth Reformes Zgjedhore dhe nevojes per ndryshime me te cilat mund te preken standarde te BE ku aspirojme te integrohemi.
“Papergjegjesia e Komisionit te Pasaçem per Reformen Zgjedhore produkt i ketij parlamenti aq te kontestuar dhe qe po mbaron mandatin, konsumoi tere kohen per te bere te pamundur ato korrigjime aq artikuluar nga OSBE-ODHIR” – tha kryetari i Aleances Demokratike duke nenvojezuar se mbi 50 subjekte kane ngritur shqetesimin pikerisht rreth 13 muaj me pare te bindur se pa ato ndryshime nuk mund te nxiten zgjedhesit te marrin pjese ne votime dhe te relizohen zgjedhje te lira e me standarde.
“Propozimet e subjekteve per zgjedhje te lira e me standarde jane te specifikuara, te qarta dhe te thjeshta per tu zbatuar pa patur nevoje per shume kohe, ndryshe nga çfare predikojne ata qe duhet te merren, por qe i mungon vullneti duke bere vetem retorika per pupulizem.” tha Abazi ne cilesine e Koordinatorit te kesaj tryeze politike qe ka mbledhur mbi 40 parti parlamentare dhe jashte parlamentare.
“Edhe nje muaj ne do te kerkojme dhe perballemi me ata qe po vazhdojne ta pengojne procesin per zgjedhje te lira dhe me standarde. Ne pasi kemi krijuar besimin per te vazhduar bashkepunimin mes subjekteve per çeshtjet e votes dhe qendrimit ndaj saj, pertej afatit ligjor pas dekretimit te dates zgjedhjeve, por me menyra qe mundesojne faktorizimin dhe jo shuarjen e ketij bashkepunimi” – perfundoi Eduart Abazi, kryetar i partia Aleanca Demokratike