Home KRYESORE Ambasada me mesazh të rëndësishëm para ndeshjes Shqipëri-Izrael

Ambasada me mesazh të rëndësishëm para ndeshjes Shqipëri-Izrael

Dyshimet për akte terroriste gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael kanë vënë në alarm gjithë institucionet e vendit.

Masa paraprake sigurie ka marrë për qytetarët e saj në Shqipëri dhe Ambasada Amerikane në Tiranë. Në një njoftim për amerikanët që jetojnë në vendin tonë, Ambasada u bënë thirrje për të patur kujdes gjatë ndeshjes.

Edhe pse nuk e specifikon se çfarë rreziku konkret mund të ketë, Ambasada u bënë thirrje qytetarëve që të ndjekin me anë të mediave njoftimet, si dhe të drejtohen tek forcat e sigurisë lokale për çdo problem.

“Ambasada e SHBA-së në Tiranë informon qytetarët Amerikanë për rritjen e nivelit të sigurisë, bazuar në shqetësimet e mundshme të sigurisë gjatë ndeshjes Kualifikuese për Kupën e Botës mes Shqipërisë dhe Izraelit më 12 nëntor, në Elbasan.

Ambasada nuk është në dijeni për ndonjë kërcënim të veçantë kundër qytetarëve apo interesave të SHBA-së. Megjithatë, qytetarët e SHBA-ve duhet të jenë vigjilentë dhe të ushtrojë kujdes në qoftë se ata zgjedhin për të marrë pjesë në ngjarje. Qytetarët duhet të monitorojë e median dhe faktorët lokalë të informacionit, nëse kanë plane udhëtimi apo pjesëmarrje në këtë aktivitet“,- thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

Share: