Ambasadori amerikan në Tiranë ka nisur një konferencë live përmes faqes në Facebook të ambasadës. Lu i përgjigjet pyetjeve të shumta të qytetarëve.
Dikush e ka pyetur edhe për çështjen e kultivimit të kanabisit në vend, për të cilën diplomati amerikan tha se qeveria shqiptare duhet të bëjë më shumë, ndërsa shtoi se në bashkëpunim me DEA-n po bëhen përpjekje për të kapur peshqit e mëdhenj.
Ndiqni edhe më poshtë konferencën.