Deputeti Ben Blushi ka folur nga një festë e organizuar nga Ambasada Amerikane për presidentin e ri, Donald Trump.
“Ne kishim krijuar një perceptim të gabuar për të, megjithatë ai pas fjalimit të sotëm doli një president i shkëlqyer. Ai foli si një njeri shumë i përulur.”- ka thënë Blushi duke saktësuar se kjo ishte ajo që donte Amerika.
I pyetur për marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, tani që president u zgjodh Trump, kandidati më pak i pëlqyer nga kryeministri Rama, Blushi tha se nuk arsye për tu shqetësuar.
“Marrëdhëniet nuk kanë për të ndryshuar. Ato janë strategjike, madje mund edhe të forcohen.”