Home KRYESORE Berisha debate me Taulant Ballën, largohet pa dëshmuar nga komisioni hetimor për...

Berisha debate me Taulant Ballën, largohet pa dëshmuar nga komisioni hetimor për CEZ

Ka zgjatur vetëm disa minuta prania e ish-kryeministrit Berisha në komisionin hetimor parlamentar për cështjen e CEZ. Ai nuk e ka dhënë dëshminë e tij, duke u përfshirë në debate me kreun e këtij komisioni, Taulan Balla.

Për këtë të fundit, Berisha tha se është një person i dënuar me vendim të formës së prerë. Ndërkohë anëtari i këtij komisioni, Arben Ristani, tha se Taulant Balla ka konflikt interesi në drejtimin e këtij komisioni dhe veçanërisht në thirrjen si dëshmitar të ish-kryeminstrit Berisha, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 milion lekë për shpifje ndaj djalit të Berishës.

“Kryetari i këtij komisioni mashtroi opinionin duke thënë se nuk është i dënuar. Ai është i dënuar me vendim të formës së prerë dhe nuk paguan gjobën. Unë e dija se çfarë është, por respekti për parlamentin më bëri që të vija. Por unë nuk dija çështjen e konfliktit të interesit. Nuk e dija këtë nen në procedurën penale”, tha Berisha për mediat pasi doli nga Kuvendi.

Kryetari i komisionit hetimor, Taulant Balla, tha se do t’i kërkojë policisë ta sjellë me forcë Berishën. Me largimin e ish-kryeministrit, nga salla u larguan edhe deputetët e opozitës në këtë komision.

Share: