Home KRYESORE “Blindohet” rruga e Elbasanit, ekipi izraelit niset për në stadium

“Blindohet” rruga e Elbasanit, ekipi izraelit niset për në stadium

Mediat raportojne momentin kur autobusi me Kombëtaren e Izraelit niset nga Tirana për në Elbasan. Siç edhe dihet, shoqërimi i ekipit bëhet nën masa tejet të rrepta sigurie. Perveç policisë shqiptare në grupin e shoqërimit janë edhe agjentë dhe forca sigurie të ardhura nga Izraeli. Stadiumi “Elbasan Arena” është marrë totalisht në duart e shërbimit izraelit. Frika nga aktet terroriste, të paralajmëruara nga shërbimet sekrete, ka bërë që të mbyllet edhe tuneli për në Elbasan.

Share: