Home KRYESORE Bojkotohet puna në spitalin e Shkodrës, mjekët në protestë për arrestimin e...

Bojkotohet puna në spitalin e Shkodrës, mjekët në protestë për arrestimin e kolegut

Mjekët e spitalit të Shkodrës kanë protestuar mëngjesin e sotëm për arrestimin e shefit e Kardiologjisë në spitalin e Shkodrës, Edi Smajlaj. Kolegët e tij e quajnë absurd vendimin për arrestimin, dhe i bëjnë thirrje prokurorisë të tërhiqet nga kërkesa e saj. Për disa minuta ata kanë bojkotuar punën.

Kujtojmë se një ditë më parë, mjeku u vu në pranga, pasi dyshohet se kishte falsifikuar kartelën mjekësore të një pedagogu për ta shpëtuar nga burgu.

Sipas Policisë, Smajli ka shtruar në spital, duke falsifikuar kartelën mjekësore, Simon Lufin, pedagogun e Universitetit të Shkodrës të arrestuar për korrupsion.

Lufi u arrestua bashkë me një tjetër pedagog me dyshimin se kishin marrë para për provimet e studentëve.

Ndaj mjekut të arrestuar janë ngritur akuzat e “shpërdorimit të detyrës”, “falsifikimi i dokumentave shëndetësore” dhe “mjekim i pakujdesshëm”./opinion.al

Share: