Avokati i Popullit Igli Totozani njoftoi zyrtarisht sot se ditën e martë do të takohet me banorë të Bashkisë së Himarës, si dhe me drejtues të pushtetit vendor, për t’u njohur me shqetësimet e tyre.
Avokati i Popullit i shoqëruar nga një grup ekspertësh do të qëndrojë në ambientet e Bashkisë së Himarës, që prej orës 09:30 të datës 8 Nëntor 2016.
Problemi i shembjeve në Himarë u zmadhua më shumë pas debatit që ngriti kreu i PBDNjë, Vangjel Dule me Kryeministrin në parlament, të enjten e shkuar.
Rama deklaroi në Kuvend se shembjet në Himarë janë procedurë rutinë e unifkuar si në gjithë Shqipërinë në kuadrin e Rilindjes Urbane dhe arsyeja e debateve dhe protestave nga ana e PBDNJ-së se po shkatërron minoritetin bëhen vetëm për interesa të ngushta elektorale të Vangjel Dules.
Komuniteti Himarjot po proteston prej kohesh kunder projektit te qeverise sepse ata nuk jane akoma te pajisur me certifikatat e pronesise te shtepive te tyre shekullore dhe kane frike se kjo mungese ligjore mund te perdoret kunder se drejtes se prones qe ata e gozojne prej me shume se 100 vite.