Home KRYESORE Defekt në avionin e ekipit të Izraelit, bllokohet për 9 orë në...

Defekt në avionin e ekipit të Izraelit, bllokohet për 9 orë në Rinas

Lapsi.al njofton se nuk ka shkuar gjithçka mirë për ekpin izraelit pas fitores kundër Shqipërisë. Futbollistët janë detyruar të presin 9 orë në Rinas, pasi avioni i tyre pësoi defekt.

Skuadra ka hipur në avion në orën 2 pas mesnate, kohë kur ishte parashikuar fluturimi, por avioni nuk është ngritur në fluturim. Deri në orën 11.30 lojëtarët kanë qëndruar në Rinas dhe do të nisen në Izrael me një tjetër avion, pasi mjeti i tyre nuk u riparua- shkruan Lapsi.al

Share: