Deklaratat e ashpra të kryeministrit Edi Rama kundër Donald Trump janë kritikuar së fundi nga ish-zëdhënësi i Pentagonit, J.D Gordon.
Ky i fundit gjatë një interviste televizive për Fox Business, ka thënë se kryeministri shqiptar Edi Rama po udhëheq një parlament të korruptuar dhe se është i lidhur me korrupsionin.
Më tej ai kujtoi miqësinë e Ramës me Goerge Sorros.
“E dini që këtë javë ishte në Washington miku i ngushtë i George Soros, i cili ka qenë i ftuar nderi në dasmën e tij. Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë zhvilloi takime në Shtëpinë e Bardhë. Ky njeri foli për Donald Trump dhe tha që përbën rrezik për civilizimin. Dhe e dini kush e thotë këtë, Edi Rama i cili është në krye të një parlamenti të korruptuar, që është i lidhur me korrupsionin. Ne duhet t’u themi këtyre liderve europianë që të mos fusin hundët në politikën tonë të brendshme”, tha ish-zëdhënësi i Pentagonit.
Shihni më poshtë videon duke nisur nga momenti 02:01 minuta, kur nis të flitet për Sorros dhe Ramën./LAPSI.AL/