Home KRYESORE Deputetja nga Tropoja: Janë shkatërruar disa shtëpi, qendrat shëndetësore jashtë funksionit

Deputetja nga Tropoja: Janë shkatërruar disa shtëpi, qendrat shëndetësore jashtë funksionit

Deputetja e Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmataj e shqetësuar raporton nga Tropoja situatën pas shirave të fuqishëm.

Hajdarmataj raporton se qendrat shëndetësore janë jashtë funksionit dhe ilaçet janë të mbuluara nga uji.

Deputetja i bën thirrje Ministrisë së Brendshme të shpallë situatën emergjente.

“Jam në Dragobi të Tropojës.

Janë shkatërruar disa shtëpi dhe qendrat shëndetësore është jashtë funksionit.

Çatia ka rënë në tokë, ilaçet janë të lagura dhe infermieria thotë se janë të pamundura të përdoren këto ilaçe.

Rruga që përshkova deri këtu është e kalueshme pjesërisht, por është mjaft e rrezikshme.

E njëjta situatë është thuajse në të gjithë zonën, i bëj thirrje ministrisë të shpallë emergjencën.

Parashikohet të ketë rrëshqitje të tokës bashkë me banesat në disa zona” tha Hajdarmataj në lidhje telefonike me News24.

Share: