Home KRYESORE Dokumenti: Hillary Clinton planifikon luftë civile ditën e zgjedhjeve, FBI-ja nis hetimet

Dokumenti: Hillary Clinton planifikon luftë civile ditën e zgjedhjeve, FBI-ja nis hetimet

Një dokument i frikshëm ka filluar të qarkullojë në rrjete sociale ku thuhet se Hillary Clinton mund të bëjë thirrje për luftë civile dhe ka detyruar FBI-në të hetojë mënjëhëre mbi këto të dhëna false, sipas stafit të Clinton.

Agjencia “Reuters” ka raportuar se hetimet e FBI-së mbi ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane janë zgjeruar edhe me këtë dokument të falsifikuar, që sugjeron se fushata e kandidates demokrate, Hillary Clinton, mund të ndërmarrë masa ekstreme, siç është edhe “skenari për trazira civile”, për të siguruar fitoren.

Raportohet se FBI-ja po shqyrton disa të dhëna elektronike prej 7 faqesh, të postuara në rrjetin Twitter, më 20 tetor, nga Roger Stone, një republikan, ish-ndihmës i Donald Trump.

Dokumenti mban logon e Fondacionit Clinton dhe kompanisë së sondazheve “Benenson Strategy Group”.

Në dokumentin e quajtur “Programi i Shpëtimit”, që është identifikuar si “i falsifikuar” nga fushata Clinton dhe Fondacioni Clinton, pretendohet se Clinton do të bëjë thirrje për “ndryshime të ashpra të strategjisë në nëntor”, që mund të përfshijnë “skenar të trazirave civile” dhe “sulm radiologjik” me bomba, për shkatërrimin e votimeve më 8 nëntor.

Nuk është e qartë se ku e ka origjinën ky dokument i falsifikuar dhe si ka filluar të qarkulloj në Internet./360grade.al

Share: