Ish Kryeministri Sali Berisha ka komentuar fitoren e Donald Trump si Presidenti i 45-të i SHBA-ve.
“Partia Republikane fiton shumicen ne kongresin e SHBA!
Te dashur miq, ne nje fitore historike dhe te jashtezakonshme, Donald Trump u zgjodh president i 45-te i SHBA. Fitorja e tij eshte historike pasi per here te pare zgjidhet president i SHBA nje personalitet, i cili nisi karrieren e tij politike me garen e suksesshme per ne Shtepine e Bardhe. Ne kete kontekst kjo fitore shenon nje fillim vertet te ri per vendin e madh te lirise!
Fitorja e Trump ishte e jashtezakonshme si per permasat e saj por edhe per faktin se ajo erdhi si tejkalim ne teresi i te gjitha parashikimeve, te cilat zgjedhesit amerikane, me vullnetin e tyre te lire arkivuan si te pa vlera.
Shqiperia dhe shqiptaret kane ne SHBA, mikun dhe aletatin e tyre me kryesor. Marredheniet strategjike miqesore midis dy vendeve jam i bindur se do njohin nivele te reja dhe nuk mund te ndikohen nga deklarata te shplara te te dezekujlibruarit ne krye te ekzekutivit aktual shqiptar.
Ndaj dhe le t’i percjellim ne te dashur miq, Presidentit te sapo zgjedhur urimet me te mira per sukseset me te medha ne udheheqjen e SHBA, por dhe botes se lire, ne paqe, siguri dhe prosperitet! sb”, shkruan Berisha.