Home KRYESORE Dule: Grabitje tokash në Himarë. Si Shqiperia mbron shqiptaret jashte, edhe Greqia...

Dule: Grabitje tokash në Himarë. Si Shqiperia mbron shqiptaret jashte, edhe Greqia ka te drejte te reagoje.

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, duke komentuar ngjarjet e fundit në Himarë ka deklaruar ne sallen e parlamentit se, “plani urbanisitik i qeverisë atje është në shërbim të interesave të mbrapshta oligarkiste”.

“Kemi prishje selektive dhe klienteliste biznesesh dhe banesash me një sens të theksuar hakmarrjeje, në një kohë që vazhdojnë ende, në shkelje flagrante të ligjeve, ndërtimet e sarajeve në Qeparo”, ka thënë Dule, i cili ka ironizuar gjithashtu të ashtuquajturën “Rilindje Urbane”.

“Të gjitha këto, në emër të Rilindjes Urbane. Nuk ka rilindje që të mbulojë të vërtetën, që është grabitja e pronave të komunitetit. Referojuni shkrimit investigativ të agjencisë BIRN, sarajet janë ndërtuar në prona të grabitura”, ka vijuar Dule.

Ai ka akuzuar për këtë problem kryeministrin Rama dhe njerëzit e afërt të tij. “Nuk mund të ketë akte grabitëse të Edi Ramës dhe klikës së tij”, ka pohuar Dule.

Ai ka kujtuar se, Shqipëria e ka detyrim kushtetues të mbrojë bashkëkombasit kudo që ndodhen në botë ndaj edhe pyeti kryeministrin. “Po të tjerët nuk e kanë këtë të drejtë e detyrim per te mbrojtur bashkombasit e tyre ne vednet e tjera si edhe Shqiperia?”, eshte shprehur kryetari i PBDNJ-se.

“Ne kemi një aventurier në krye të qeverisë. Ky kryeministër ka kthyer mbrapshtë politikën dhe vlerat europiane. Ky kryeministër do të na zbulojë se armiku ynë është Greqia, vendi mikpritës i 750 mijë emigrantëve shqiptarë”, ka shtuar Dule.

Ai ka vijuar akuzat ndaj Ramës duke i thënë se, “civilizimi yt është shumë larg nga civilizimi europian, të cilin ti e sheh me callmë në kokë” duke ju referuar lidhjeve te rames me Turqine dhe drejtuesin aktual te saj presidentin Erdogan te cilin e cilesoi “Baba”.

Share: