Home KRYESORE Foreign Policy: Si mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore nga Letonia

Foreign Policy: Si mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore nga Letonia

Paul Miller, asistent profesor i studimeve të sigurisë ndërkombëtare në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare në Uashington, i cili ka shërbyer si drejtor i personelit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara për administratën Bush dhe Obama katër vjet më parë parashikoi ndërhyrjen ushtarake të Rusisë në Ukrainë

Në një artikull mbi politikën e jashtme, me titull “Si mund të fillojë Lufta e Tretë Botërore nga Letonia”, Miller thotë se vendet balltike janë vatrat e ardhshme të konfliktit me protagoniste Rusinë dhe se ky front do të jetë testi i parë i Donald Trump, pasi nuk bëhet fjalë vetëm për vetëm një “pushtim” të mundshëm të Rusisë me trupa ushtarake.

Ai shkruan se Vladimir Putin ka një strategji të qartë dhe afatgjatë. “Disa argumentojnë se lëvizjet e Rusisë kanë në themel qëllimet mbrojtëse të saj nga zgjerimi i NATO-s.

Perëndimi ka zgjeruar sferën e ndikimit në kurriz të Rusisë, dhe kjo për Moskën duket kërcënuese”, shprehet Miller.

Megjithatë, ai beson se kjo qasje është “e pakuptimtë”. Sipas tij Putin beson se hegjemonia ruse mbi vendet fqinje është e nevojshme për sigurinë e Rusisë për shkak të bindjeve të tij për kombin rus dhe fatin historik të vendit.

“Putin dhe ndoshta rrethi i tij i brendshëm, nuk janë thjesht nacionalistë. Kremlini duket se lëviz në bazë të një forme të veçantë të nacionalizmit rus, të mbarsur me fenë, fatin dhe mesianizmin. Në këtë qasje, Rusia e sheh veten si mbrojtëse të krishtërimit ortodoks dhe ka për qëllim të mbrojë dhe të zgjerojë besimin ortodoks”, shkruan Miller.

Hapi tjetër i Putinit sipas Miller do të jetë më i rrezikshëm, për shkak se ka gjasa që ai të nxisë destabilizimin në vendet baltike, të cilat janë anëtare të NATO-s.

“Nuk do të dërgojë formacione të mëdha të ushtarëve me uniformë ruse që të kalojnë kufijtë. Në vend të kësaj, Putin do të nxisë një krizë të diskutueshme ushtarake duke përdorur shtresat e nënshtruara. Ndoshta letonezët ose estonezët rusishtfolës (1/4 e letonezët dhe estonezët janë rusë etnikë) ndoshta brenda dy viteve të ardhshme do të fillojnë rebelimin, duke protestuar për të drejtat e tyre që të pretendojnë se persekutuar.

Çuditërisht mund të shfaqet ndonjë formacion i mirëtrajnuar me emërtimin “Fronti Popullor për Çlirimin e Balltikut”. “Vrasjet e personave të shquar dhe sulmet me bomba mund të çojnë vendet baltike në prag të luftës civile”-thotë Miller.

Pastaj shkruan ai Rusia do të bllokojë çdo rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe do të ofrojë shërbimet e saj si “paqeruajtësve”.

“NATO do të mblidhet dhe Polonia do të çojë në aktivizimin e nenit 5, duke argumentuar se vendet baltike janë nën sulmi rus. Ora gjeopolitike do të kthehet në vitin 1939.

Disa vende në Evropën Lindore mund të zgjedhin për të ndjekur Rusinë. Të tjera vende me të parën Poloninë do të armatosen deri në dhëmbë.

Ëndrra Putinit për të fragmentuar Perëndimin dhe për të patur një fushë të hapur në Evropë do të zbatohet. Por në qoftë se Aleanca do të aktivizojë nenin 5, atëherë kjo do të përbënte një deklaratë lufte nga ana e Perëndimit për Rusinë. Dhe pastaj Trump do të duhet të vendosë nëse mbrojtja e Letonisë do t’ia vlejë për të riskuar një Luftë të Tretë Botërore”, përfundon Miller./Respublica

Share: