Pas 5 muajsh transmetimi ka mbyllur dyert, duke lënë në mes rrugës gazetarët televizioni A1 News në pronësi të ish-deputetit të PS, Koço Kokëdhima.
Sipas burimeve të Pamfleti.com të paktën 40 punonjës të televizionit A1 News nuk kanë marrë pagesën e 2 muajve të fundit.
Gjatë ditës së sotme nëpërmjet një shkrese punonjësit janë njoftuar të bëjnë dorëzimet, pasi televizioni do të mbyllej. Arsyeja e këtij vendimi janë mosmarrëveshjet që kanë pasur bashkëpronarët e tjerë me Koço Kokëdhimën.
Gjatë ditës së sotme punonjësit A1 News janë drejtuar në komisariatin numër 4 në Tiranë për të bërë kallëzim për mashtrim ndaj Koço Kokëdhimës dhe ndaj kompanisë Ballkan SH.A.
Po të njënjtat burime bëjnë me dije se një pjesë e madhe e punonjësve punonin të pasiguruar dhe se pagat i jane vonuar çdo muaj dhe nuk janë dhënë asnjëherë të plota.
Televizioni A1 News nisi transmetimet në datën 9 korrik ndërsa gazetarët kanë punuar që prej datës 15 prill. Ky televizion erdhi pas shkëputjes se bashkëpunimit të Kokëdhimës me Carlo Bollinon me të cilin kishin televizionin A1 report, ku me ndërprerjen e marrëdhënieve mes tyre u krijuan te ndara dhe pa lidhje me njera tjetren Report Tv dhe A1 News./Pamfleti.com