Një shkrim i vjetër për Jul Dedën dhe Gentian Zenelaj ngrihej mbi një pyetje retorike, nëse Juli e Genti janë akoma miq. Mesa duket disa vite më pas, ka qenë Gentian Zenelaj që i ka dhënë përgjigje këtij shkrimi të shkruar për dy aktorët.
Në shkrim flitej rreth deklaratave që ata kanë dhënë në media për njëri-tjetrin, ku bie në sy ajo e Julian Dedës që thotë se gjithmonë është kopjuar nga Genti, madje ky i fundit ia kopjon edhe statuset.
Së fundi Genti e ka postuar në Instagramin e tij këtë foto ku shkruan: Për disa persona fjala miq nuk ekziston. Sepse një mik asnjëherë nuk të kopjon, siq ka deklaruar ky” . Por vihet e re se më pas ai ka fshirë të dyja fotot ku flet për Julian Dedën./360grade.al