Home KRYESORE Gjykata Kushtetuese rrëzon një tjetër ligj të qeverise

Gjykata Kushtetuese rrëzon një tjetër ligj të qeverise

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar pjesërisht ligjin e qeverisë për pronat. Kërkesa ishte bërë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, disa deputetë si dhe disa shoqata.

Kështu Gjykata Kushtetuese vendosi: Shfuqizimin si antikushtetues të nenit 6 pika 3 dhe pika 5 të ligjit nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Pjesë e vendimit është dhe refuzimi i kërkesës për shfuqizimin e nenit 6 pika 1 shkronja “ b” dhe nenit 7 pika 2 shkronja “a” dhe “b” të ligjit të mësipërm.

njoftimi

Share: