Policia e Tiranës ka njoftuar se ditën e djeshme rreth orës 12 të drekës është grabitur Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici. Atij i është marrë makina tip Toyota me targa AA 100 LA dhe çanta me 2 milionë lekë, telefonin dhe sende të tjera me vlerë.
Denoncimi i ngjarjes u bë menjëherë në Policinë e Tiranës nga Rrahman Lushi, shoferi i Safet Gjicit, i cili ka qenë gjithashtu kandidat për Kryetar Bashkie në Kamëz. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët e grabitjes. /JOQ