Turqia ka paralajmëruar qytetarët e saj që mos udhëtojnë në SHBA. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, udhëtimi në SHBA përbën rrezik për qytetarët pas trazirave si rezultat i fitores së Donald Trump. Përveç kësaj, MPJ e Turqisë paralajmëron rritjen e numrit të sulmeve verbale dhe fizike pas shqetësimeve anti-emigracion dhe atyre të natyrës raciste. Në njoftim, të publikuar në sajtin e Ministrisë turke të Punëve të Jashtme, thuhet se protestat kundër presidentit të sapozgjedhur, Donald Trump “janë përcjellë edhe me akte të krimit dhe dhunës”. Po ashtu thuhet se forcat amerikane të sigurisë kanë mbajtur në burg një numër të demonstruesve, raporton AP.