Home KRYESORE Hasan Masurica në kodra të Zarbicës testoi avionin e parë në gjithë...

Hasan Masurica në kodra të Zarbicës testoi avionin e parë në gjithë globin!?

Nga Refik HASANI

Me shkas: Më 22 janar 2017, me rastin e 148 vjetorit të lindjes së inovatorit dhe shkencëtarit që testoi avionin e parë në kodrat e Zarbicës. Hasan Masurica u lind në fshatin Krilevë të Kamenicës më 22 janar të vitit 1869. I ati i tij kishte lindur në fshatin Masuricë të Nishit dhe pas dëbimit të tyre u vendosen në fshatin Krilevë ku edhe lindi shkencëtari. Kreu shkollën e lartë pedagogjike në Shkup . Punoi gjithë jetën si mësues i fesë islame në Mejtepin e Zarbicës dhe si Imam i po ksaj gjamie.

Ai vdiqë në vitin 1942 që jetoi 73 vjetë . inovator, personalitet shqiptarë të fundit të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX , një emër që, nëse do kishte, mendoj unë, kushtet e duhura, relacionet publike dhe mjetet komunikuese që kanë sot shkencëtarët, sigurisht që patenta e avionit të parë do t’i ishte dhënë atij edhe pas vdekjes. Qysh si fëmij, në ndeja odash në Zarbicë,

Malësi të Bujanocit e Gollak kemi dëgjuar rrëfime për imamin, mësuesin dhe shkenctarin që e konstruktoi ,,Ballanin “,si që e quanin në atë kohë, me të cilin djali i tij, Muharremi fluturoi lart në qiell. Jo vetëm mua si autor i këtyre pak rreshtave që jamë nga i njëjti lokalitet ku u promovua avioni, por na bënë të mburremi edhe si pjesëtarë i popullit tonë. Baballarët tanë tregojn se Hasan Masurica ishte i papërtuar, tepër inteligjent, respektohej dhe i dëgjohej fjala.

Ai kishte një qoshe pune, një vend në plevicën e shtëpisë së tij, ku ai punonte me vegla primitive. Faktet janë mbledhur nga të dhëna gojore, nga dëshmi okulare dhe nga disa dokumente origjinale të pakta që kanë mbetur nëpër arkiva. Jeta e këtij gjeniu ka qenë plot inovacione shkencore, gjithashtu duke u marrë intensivisht me kërkime shkencore dhe zbulime. Për Hasan Masuricën ka pasur shumë dokumentacione që fatkeqësisht jo të gjitha kanë mbetur, por ato që janë gjetur janë çuar në Kajro, Egjypt në Universitetin Amerikan. Zarbicasit e vjetër tregojn dhe vërtetojn se Hasan Masurica ka jetuar e punuar në Mejtepin e Zarbicës që ky objekt ende mbahet në këmbët e veta.

Jetoi në kohë e kushte mjaft të vështira ekonomike dhe politike, rrethana jo të favorshme shoqërore dhe thekson se, nëse kushtet do ishin më të përshtatshme, ai jo vetëm do ishte më i mirënjohur e me famë, por do kishte kontribuar shumë më shumë në fushën e shkencës dhe afirminin e tij si inovator shqiptarë. Ja se çka zbuloi Hasan Masurica!: – Ai ka hartuar kalendarin me të cilin përcakton pozitën dhe rrugën e planeteve në gjithësi që nga viti ‘52 deri në vitin 1952 të erës sonë. Kalendarët e tij kanë impresionuar disa njerëz profesionistë të asaj kohe.

– Ai ka ndërtuar një mulli në fshatin e Zarbicë dhe me ndihmën e bashkëfshatarëve ka ndërruar drejtimin e përroit, duke ditur pozicionin e përshtatshëm dhe ky mulli bluante rreth 1000 kg drithë në ditë. Por dy nga shpikjet më famoze që i atribohen Hasan Masuricës, sipas fakteve dhe dëshmive:

– I – – Në vitin 1899 Hasan Masurica, duke punuar ditë e natë, me ndihmën e kovaçit të fshatit Zarbicë, ndërtoi aeroplanin e parë pa motor,me të cilin i biri, Muharremi, fluturoi 50 deri në 70 metra. Ai e realizoi këtë projekt 4 vjet para vëllezërve Ëright ( Vilber adhe Orvil Rajt ), të cilët e ndërtuan aeroplanin me motor dhe fluturuan në qiell në vitin 1903 nga një kodër e Zarbicës në drejtim fshatit Suharrën e Novosellë.

Muharremi djali i tij u tmerrua nga fluturimi dhe se theu këmbën në atë fluturim,pasi i ati e futi aty dhe litari mbajtës ju lëshua pa kuptuar dhe ballani u ngrit në erë. Fatmirësisht ai ra mbi disa pemë dhe aty e gjetën Muharremin e vogël me këmbë të thyer, dhe tregohet se si i ati megjithëse i dëshpëruar nga gjendja shëndetësore e të birit ,të cilit i lidhi këmbën me këmishën e tij që shqeu atë moment, nga suksesi i shpikjes të tij.

Materiali ishte i zgjedhur që u përdore për ndërtimin e këtij avioni nga Hasan Masurica. – II – Një ndër shpikjet e dyta dhe mjaftë të rëndësishme është edhe kjo. – Që prej vitit 1901 e deri në vitin 1905 Mulla Hasan Masurica konstruktoi pushkët me një, pesë dhe njëzet e pesë fishekë dhe demonstroi funksionimin e tyre para Sulltan Abdyl Hamidit në Stamboll në vitin 1905.

Edhe kjo ngjarje ka pasur dëshmitare okulare, të cilit ishin bashkëvendasit e Hasan Masuricës, Azem Saliu, Sherif Osmani dhe Osman Zahiri nga Sedllari, sot Komuna e Kamenicës, të cilët atë kohë ishin truproje personale të Sulltan Abdyl Hamidit. Ata, sipas dëshmive të bashkëkohësve, kanë treguar se si Sulltan Hamidi u impresionua nga kjo shpikje e shqiptarit dhe planifikonte fillimin e konstruktimit të pushkëve në fabrika. Plus Sulltani e mirëpriti Hasan Masurica me shumë të mira dhe i ofroi disa beneficione dhe i dha një nga vendet më të mira në Dollma Bahçe të rrinte e të punonte. Sulltani i premtoi Hasanit se do e ndihmonte të rindërtonte aeroplanin aty në Stamboll.

Hasan Masurica e mahniti Sulltanin me edukatën dhe mjeshtërinë e tij intelektuale në komunikim,me një Turqishte të përsosur,me fjalë të zgjedhura dhe me një kulturë të gjithanshme. Nuk ishte vetëm një mësues a një shkencëtar i rrallë, por edhe një patriot e atdhedashës i veçantë. Tre truprojat e Sulltanit ku Mulla Hasani takohet në një mbrëmje,me shumë kujdes, ku Hasani kërkon ndihmën e tyre që të ikë nga oborri mbrëtëror dhe të kthehet në shtëpi. Nuk deshi që me skicat e tij të punohen pushkët me të cilat mund të përdoreshin kundër vëllezërve të tij. Këto janë të dëshmuara nga bashkëkohës në vitin 1912,kur këta oficerë u kthyen në vendlindje dhe tregonin me imtësi pritjen e Hasan Masuricës në Stamboll nga vetë Sulltan Hamidi si dhe planin e tyre për ta përcjellë Mulla Hasanin në atdhe, pa lenë gjurmë apo skica.

Thuhet se ai i hodhi në Bosfor armët, por jo edhe skicat. Largimi i tij shkoi mirë deri në Sofje të Bullgarisë përmes shoqëruesve të fshehur, por në Sofje u zu dhe u burgos, ku edhe detyrohet të shpjegoj skicat që kishte me vete. Ka shumë supozime se ku kan përfunduar ato skica, kush i mori, pse përmendet Ambasadori i Rusisë në Bullgari e disa detale të jera. Mbesim me shpresë që hulumtuesit shqiptarë do të mund të vërtetojn në arkivat e Bullgarisë dhe të Turqisë ndonjëherë deri në imëtsi për hulumtimet e inovatorit Hasan Masurica. Mund të supozohet, që idet për pushkët automatike ruse, kallshnikovët, mund ta kenë prejardhjen pikërisht nga pushka automatike me njëzetë e pesë fishekë që Hasan Masurica e pat projektuar, shpikur dhe demonstruar para Sulltan Hamidit në Stamboll dhe ambasadorit Rus në Sofje.

Në fund Të këtij shkrimi të shkurtër për Hasan Masuricën të gjithë ne Shqiptarët kudo që jemi do të mburrenmi me te. Do të ishte mirë së paku të emërtohet një shkollë në Gjilan, Kosovë apo dikundë në tërë hapsirat tona etnike shqiptare, që me epitet një shkollë punëtori profesionle-zanati ta bartë emrin e inovatorit që bëri disa zbulime. Të emërtohet në shenjë nderi dhe respekti për veprën e tij edhe ndonjë rrugë apo shesh. Mundë të jepet edhe ndonjë çmim me titull Masurica që do të ndahej në çdo vjet me rastin e ditës së flamurit apo.

Mbi të gjitha Hasan Masurica ka merita që e ruajti me nostalgji mbiemrin Masurica sepse ishte i lindur po në fshatin Masuricë në mesë të qyteti të Leskocit dhe Nishit të sotëm. Por edhe që ende në atë kohë shqiptarët ishim nënë sundimin e perandarisë Osmane dhe nuk dëshiroj që inovacionet e t’ia falë turqve për ti vrarë shqiptarët. Mbase dikush që e lexon dhe mund të bëjë diçka, unë e solla për vëmendjen e gjithkujt se jo vetëm se më bëri përshtypje e ndjehem krenar për kombin tim, por mbase dikush ka më shumë mundësi ta çojë më tutje kërkimin, mbase një kërkim e hulumtim më i hollë mund të jetë i mundshëm dhe i realizueshëm, dhe mund të sjellë diçka me shumë. Dikush që mund të ketë interes dhe mundësi mund të hedh më shumë dritë mbi këto fakte.

Kombi ynë e ka thesarin intelektual shumë të pasur. Për në fund të këtij shkrimi fare të shkurtër , për inovatorin dhe shkenctarin që dy gjëra i bëri, se mbronte shqiptarizmin e mbajti me epitet mbiemrin Masurica e Sangjakut të Nishit prej nga ishte edhe i lindur i ati i tij dhe nuk dëshiroi që patenta e tij përë zbulimin e pushkës me një, pesë dhe njëzetë e pesë fishek ti jepet ushtrisë së Perandorisë Osmane për vrasjen e shqiptarëve.

Share: