Home KRYESORE “Himara” zbret në Bruksel, Eurodeputeti grek: Rama ka fyer Greqinë

“Himara” zbret në Bruksel, Eurodeputeti grek: Rama ka fyer Greqinë

Tensionimi i marrëdhënieve të Shqipërisë me Greqinë u përçua edhe në mbledhjen e Komisionit Europian, ku po diskutohej progres-raporti për Shqipërinë.

Një eurodeputet grek akuzoi kryeministrin Edi Rama se po shkatërron marrëdhëniet me Greqinë, duke theksuar se ka fyer historinë e shtetit të tij. Ai akuzoi edhe për shkeljen e të drejtave të njeriut, kryesisht ato të minoritetit.

“Një nga vendet që do të shkojë në BE, është Shqipëria. Ka një rrugë të gjatë për të shkuar përpara. Por nuk ka zbatuar kriteret e Kopenhagenit për minoritetet. Ka bërë gjithçka qeveria që të shkatërrojë marrëdhëniet me Greqinë. Ka thënë gjëra pa ndonjë arsye, duke fyer historinë e shtetit tim. Duke bllokuar kontaktet dhe takimet me shtetin tim. Unë them që zgjerimi mbetet prioritet i BE-së”, u shpreh ai./shqiptarja.com

Share: