Mirela Ruko, studentja që sulmoi ministren Lindita Nikolla, pak muaj më parë kishte dhënë një intervistë për emisionin “Zoom” në INTV, ku tregonte se është shumë e varfër.
Studentja nga një fshat i Fierit thotë se prindërit morën para borxh që ajo të ndiqte ëndrrën e saj për të ndjekur shkollën e lartë.
Ruko thotë se për shkak të mungesës së parave ajo nuk u regjistruar dot në konvikt, por jetoi me qera.
Ajo rrëfen se ka ardhur në Tiranë si studente me vetëm 50 mijë lekë të vjetra në xhep.
“Kur fitova shkollën prindërit e mi më thanë që kishin marrë lekë borxh që unë të vazhdoj studimet universitare. Unë ja u kisha bërë të ditur prindërve që nëse nuk gjenin mundësi do të largohesha nga shtëpia, për të gjetur një mënyrë se si të vazhdoja shkollën e lartë. Në vit të parë erdha në shkollë, një vajzë e cila vinte nga një fshat i Fierit, përball një Tirane kaotike. Duhet të gjeja punë, por nuk kisha mbështetje”, është shprehur Mirela.
“Me 50 mijë lekë të vjetra kam ardhur në Tiranë ditën e parë”, shprehet ajo.
Po ashtu në këtë rrëfim të gjatë Marinela tregon gjithë vështirësitë dhe thotë se disa prej shoqeve të saj e kanë ndihmuar me ushqime.
“Babi im kur ka shku për të kërkuar bursë është nxjerr jashtë, madje është qëlluar nga Kryetari i Komunës.”
24-vjeçarja ka mbaruar 3 vite bachelor dhe më pas ka ndërprerë studimet për Master, pasi i duhet të punojë për të mbledhur 200 mijë lekë të reja, për të paguar tarifën e vendosur./360grade.al