Home KRYESORE Ish bashkëshorti i Rovena Dilos: “Ndihem mirë në të gjitha drejtimet”

Ish bashkëshorti i Rovena Dilos: “Ndihem mirë në të gjitha drejtimet”

Ish bashkëshorti i Rovena Dilos, pas dhjetë vitesh bashkëjetesë duket se ka lënë pas përjetimet e këqija dhe po e shijon këtë stad të jetës.

“Jam në një fazë interesante të jetës. Ndihem mirë në të gjitha drejtimet. Pastaj italianët thonë që jeta fillon pas të 40 -ve. Unë quhem 7 vjeç sipas tyre. Për martesën ka shumë batuta. Të gjithë i përshtaten një prej batutave ose e gjejnë veten të njëra prej tyre. Ka pasur koncepte strikte për martesën, por besoj konceptet kanë ndryshuar me kalimin e kohës.

Unë vetë mbetem i mendimit që njeriu nuk ka pse konsumohet nëse nuk e dëshiron një gjë në rastin konkret, martesën. Ashtu siç e përkufizon dhe ligji martesa është vullnet i palëve për të jetuar së bashku. Nëse vullneti ka humbur, martesa bie poshtë. Nuk jam ekspert martesash dhe realisht nuk kam pse vlerësoj as të dështuarat dhe as të suksesshmet. Martesa të dështuara ka pafund, por dhe të suksesshme jo se nuk ka, ose ka dhe shumë që duken si të suksesshme, ka njerëz që jetojnë për t’i treguar të tjerëve suksese e lumturi false, unë nuk hyj te këta tipa”, ka thene me tej ai per “Revista Elite”.

Sa i takon projekteve më të afërta, ai shprehet se janë gjithnjë aty, varet nga personi sa i zoti është t’i zbulojë e realizojë ato, duke qenë i bindur se nuk i mungojnë koha e mjaftueshme, dëshira e mirë, aftësia e duhur dhe shoqëria ideale për të pasur, zbuluar e realizuar projekte të ndryshme./360grade.al

Share: