Sondazhe të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës parashihnin një fitore të thellë të Hillary Clintonit ndaj Donald Trump-it, andaj bota ishte befasuar kur ky i fundit është shpallur fitues në zgjedhjet që janë mbajtur të martën.
Megjithatë, duket se parashikuesit e ngjarjeve nga kohërat më të lashta mund të kenë qenë më të saktë sesa sondazhet e epokës moderne.
Nostradamus, parashikuesi francez që ka jetuar në shekullin e gjashtëmbëdhjetë, kishte parashikuar ardhjen e një “llafazani të paturp e të guximshëm” që “do të zgjidhet guvernator i ushtrisë” dhe do ta përhapë “frikën gjithandej”.
Shumë njerëz besojnë që këto fjalë të tij janë referencë për Donald Trump-in, dhe se është parashikim për Luftën e Tretë Botërore./360grade.al