Bën habi qëndrimi i vajzës së Jozefina Topallit, Megit, në mbështetje të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. Jozefina, e njohur si një radikale e egër e PD, e famshme për shprehjen e saj: :”të kapi për zhelesh e të nxjerri jashtë!”, nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për incidentin që ndodhi ndërmjet studentes së varfër Mirela Ruko dhe Ministres. Mirëpo vajza e saj Megi, që ka studiuar në Francë dhe në Paris për mjaft vite, ka dalë një hap përpara nënës së saj, duke nënvizuar qëndrimin e saj, që në thelb shkon kundër xhestit të Mirela Rukos së varfër.
‘Une jam kundra ligjit te arsimit. Kam patur verejtje dje, kam shume verejtje dhe sot, dhe po, jam pro cdo proteste paqesore…por dhunen e refuzoj ne te gjitha format e saj.
Sulmi ndaj Znj. Lindita Nikolla, ministre e arsimit, per mua eshte i shemtuar. Ideja per te qelluar ndaj nje zonje, nje nene, eshte vetem shenje dobesie…nuk eshte kjo gjuha e te rinjve dhe te rejave kunder padrejtesive.
Megjithate une jam dhe kundra ndalimit te kesaj vajze, pavaresisht se nuk bie dakort me sjelljet radikale.
Nuk eshte zonja Lindita e keqja e politikes se sotme.
E keqja ka nje emer- ajo quhet korrupsion.
Aty fillon e keqja, aty e kane rrenjen varferia, droga, papunesia dhe humbja e shpreses.” – shruan bukur dhe në mënyrë naive Megi.
Nga ballkoni i shtëpisë së saj lluksoze, jeta e të varfërve dhe protestat e tyre, duken të tepruara. Sigurisht Megi, një vajzë e mirëshkolluar dhe pozitive, ka të drejtën e saj të shpalosë qëndrimin e vet. Por ky qëndrim duket më shumë një “aleancë” e të pasurve, ndaj të varfërve të dëshpëruar, që janë banorët më të shumtë të këtij vendi, ndaj të cilit edhe Jozefina Topalli, është bashkëpërgjegjëse.