Home KRYESORE Kalonja ne fokus elektoral dhe politik!

Kalonja ne fokus elektoral dhe politik!

Nga Arian Galdini

Nuk kishte zgjedhje. E megjithate sot ka nje Kryetar te ri Bashkie. Kolonja nuk ka bere cudi as kesaj rradhe. Besnikeria e kesaj zone ndaj se majtes partiake eshte pothuajse epike.

Erseka, Leskoviku, e fshatra te tera jane ne varferi e mjerim migjenian per ata qe kane mbetur. Shume kane ikur prej aty. Kush nuk ka care ferren, robetohet per te siguruar mbijetesen.

Deputeti dhe Kryetari i Bashkise jane zoterit e krahines. Te tjeret jane ose te punesuarit e ketyre, ose hallexhinjte qe nuk duhet ta prishin me keta sepse perndryshe mbeten jetime perballe shtetit.

Shteti eshte po aq i frikshem aty sa edhe te fortet e zones. Banoret nuk kane asnje qasje tjeter me shtetin dhe te fortet pervecse si ajo qe kane me zjarrin. Nuk luajne kurre me te se e dine qe pervelohen. 75 vjet aty, shteti ka qene ne duart e te majteve. Te tjere pos te majteve, ne ato ane njohin pak ose asfare. Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja pse PD dhe Opozita, ne kete proces zevendesimi te Kryetarit te Bashkise se Kolonjes me nje emer tjeter, vendosi te mos ua prishe terezine qytetareve te atjeshem.

U propozoi nje emer te njohur per ta. Vellain e nje ish deputeti socialist, te cilin e kandidoi Partia e nje ish – Ministri socialist.

Pikerisht, me kete vendim politik qe mori PD dhe Opozita per te mos ua tollovitur rendin banoreve qe humben nje Kryetar, e u duhej ta zevendesonin me nje tjeter Kryetar, Kolonja u kthye metaforikisht ne Kalonja.

Vendimi politik i PD dhe Opozites ishte per tia kaluar kandidatin nje emri te majte te propozuar nga nje parti te sapo mare nen frenat e kontrollit nga nje tjeter i majte.

Opozita nuk u ndal, por kaloi rradhen ne Kolonje.

Aq shume u kalua aty, sa dita e djeshme, pra dita e zevendesimit, jo dita e votimit, kishte si protagoniste ne ekrane deputete socialiste dhe ish – deputete socialiste qe nderkalleshin per procesin zgjedhor.

Per mua qe drejtoj nje Parti politike ne Koalicion me PD, e sidomos si aktivist politik e civil prej 25 vjetesh, qe ngahera kam qene qartazi i pozicionuar djathtas, ishte si nje dite romuzesh me veten ndersa shihja ish – deputete te PS qe akuzonin PS per manipulim zgjedhjesh e shitblerje votash.

E ne fakt, u be ca kohe qe ky kalim nuk behet vetem ne Kolonje. Ngado shoh me shume ngazellim te mediave prane Opozites qe te heroifikojne deputete a ish – deputete te PS qe shajne Rilindjen, sesa kerkim lajmi tek aktivistet dhe intekektualet politike dhe civile qe jane te lire ose te djathte.

Mediat prane Opozites u bejne eko me bollik te gjithe te majteve e komunisteve te pakenaqur me Rilindjen, pa gjetur fare hapesire e kerkim lajmi tek figurat e reja aktiviste a intelektuale te lire apo te djathte.

Mediat prane Opozites bejne buje me salcen revolucionare, nderkohe qe nuk bejne asnje perpjekje per te ngjallur shpresen me mendim, mendimtare dhe veprimtare te lire a te djathte.
Kesisoj, Kolonja nuk kishte si te bente perjashtim. Sidomos Kolonja.

Ketu fillon edhe problemi dhe sfida e vertete e Opozites.

Do pranojme se Shqiperia eshte e tille, si Kolonja, e majte dhe do marim ngjyren e ambjentit, apo do behemi pigmet per ti dhene ne ngjyren e shpreses ambjentit?

Do tejkalojme apo do kalojme?

Do dalim pertej vetes apo do i bejme transplant vetes?

Deri tani, vetem kemi kaluar duke leshuar.

Deri tani jemi puthur me Ilir Meten, kemi perqafuar Ben Blushin, i kemi lene te na fuse duart Agron Duka dhe po bejme dashuri me Kastriot Islamin.

Njerezit e lire apo ata te se djathtes nuk jane askund ne horizont. Te tille, edhe pse ka shume, nuk perfillen.

Keta edhe kur veprojne, deklarohen e shfaqen, percmohen, sulmohen, lihen ne harrese, pengohen.

Ne projeksionin publik te Opozites ka vetem qarkullim te te perhershmeve, te listeporosise se partise, te klienteles dhe te te majteve te pakenaqur a te zhgenjyer me Rilindjen.

Kaq e forte eshte bere kjo e vertete, saqe Opozita sot ka heroine nje studente qe beson si Nexhmija dikur tek komunizmi, vetem e vetem pse kjo vajze skuqi me salce Ministren e Arsimit.

Mes shpresenxitjes dhe salceqitjes, te krijohet pershtypja se Opozita zgjedh kete te fundit. Transplanti i vetvetes ka shkuar ne permasa dramatike. Ne kemi nje Koalicion Opozitar por kerkojme nje Aleance transversale.

Po u afrohemi zgjedhjeve te qershorit 2017 me nje panorame te zymte. Shumica e majte eshte ne lojen e saj te matjes dhe perballjes se forcave qe te prishin ekuilibrin e vjeter per te bere ose jo nje marreveshje te re.

LSI synon rritjen. PDIU gjithashtu. LIBRA po provon te gjeje kendin e hyrjes. PS do qe te rikonfirmoje pozicionin e saj si Parti e pare duke vendosur gardhin e kanabisit, plehrave, te forteve dhe trysnise se pushtetit, qe te mos lejoje asnje subjekt tjeter politik qe ta kafshoje aty brenda ne elektoratin e saj.

Zhvillimet e dhjetorit e ne vijim, ose do te kene vulen e kalimit, ose do te ngrene paradigmen e re te tejkalimit.

Kur Lulzim Basha thote se PD dhe ne si Koalicion Opozitar do ta bejme demokracine te madhe serisht, shpresoj qe te kete parasysh pikerisht tejkalimin.

Perndryshe, ashtu si ne Kolonje dje, edhe ne zgjedhjet parlamentare te qershorit 2017, nuk do te kemi zgjedhje por zevendesim.

Kolonja apo Kalonja, eshte selfie me deftuese e Opozites sesi nuk duhet te jemi.

Ose ngrihemi ne kembe e rezistojme duke konfirmuar, kerkuar e inkurajuar njeri tjetrin, ose kalojme dhe pranojmr transplantin e vetvetes dhe zevendesimin.

Ama, ne zevendesim, ne nuk na pyet kush per emrat. Do te jene po re majtet qe do te caktojne se kush do te zevendesoje ke e kur.

Arian Galdini

Tirane me, 21 nentor 2016

Share: