Home KRYESORE “Kathimerini” sulmon sërish Ramën: Beson se bota rrotullohet rreth tij

“Kathimerini” sulmon sërish Ramën: Beson se bota rrotullohet rreth tij

Mediat greke vazhdojnë sulmet ndaj kryeministrit shqiptar Edi Rama. Gazeta më e madhe në vend, “Kathimerini”, i kushton një tjetër shkrim klimës së krijuar së fundi mes dy vendeve. Nën titullin “Sindroma shqiptare”, Stavros Tzimas shkruan se Edi Rama është arrogant, duke besuar se bota rrotullohet rreth tij.

“Është tragjike, mirëpo përmes arrogancës së vet kryeministri shqiptar nuk ngurron të provokojë, duke besuar se e gjithë bota rrotullohet rreth tij dhe se europianët e presin me krahët hapur dhe me një tapet të kuq në Bruksel”, shkruan Tzimas.

Në vijim të artikullit ai thotë se kjo retorikë në Shqipëri bëhet edhe për qëllime elektorale.

“Elita politike në Shqipëri i ka përzier marrëdhëniet greko-shqiptare në polemikat partiake dhe zgjedhore, duke synuar që përmes retorikës antigreke të ketë përfitime në kutinë e votimit. Nga ana tjetër, disa minoritarë grekë në Shqipëri, ashtu si dhe disa qarqe këtu në Athinë, refuzojnë të pajtohen me idenë se minoriteti jeton në Shqipëri dhe ka obligimin t’u bindet ligjeve dhe rregullave të një shoqërie të koordinuar”, shkruhet në artikullin e “Kathimerini”./LAPSI.AL/

Share: