Home KRYESORE KE: Rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Përmenden rastet...

KE: Rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Përmenden rastet e Himares dhe marrëdhëniet me Greqine

Komisioni Europian ka dhënë një rekomandim të kushtëzuar për hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë. Komisioneri Hahn tha se Shqipëria duhet të tregojë rezultate konkrete për zbatimin e reformës në drejtësi, veçanërisht për zbatimin e ligjit të Vetting-ut.

Ai vuri theksin edhe tek lufta kundër drogës. Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha (LSI) tha se ky rekomandim i kushtëzuar pritej. Në bazë të këtij rekomandimi Bashkimi Europian do të vendosë në dhjetor mbi hapjen e negociatave.

Nga nderhyrjet e eurodepteteve te ndryshem Komisioneri Hahn u pyet edhe per rastin e prishjes se 18 shtepive ne Himare qe sipas eurodeputetes pronaret ishin te perkatesise minoritare greke.

Nje eurodeputet tjeter pyeti Komisionierin edhe per marredheniet e tensionura Greko – Shqiptare se fundit te cilat sipas saj vinin per shkak te qasjeve jo te drejta nga Tirana.

Share: