Home KRYESORE Kërkohen nga Kosova deklarimet e 11 të arrestuarve për terrorizëm te Krimet...

Kërkohen nga Kosova deklarimet e 11 të arrestuarve për terrorizëm te Krimet e Renda

Duket se prokuroria shqiptar kërkon nga drejtësia e Kosovës, deklarimet e 11 të arrestuarve, mes tyre dy të “penduarve” që kanë treguar për planin e sulmit në Shqipëri.

Sipas akuzës zyrtare, krahas dërgimit të besimtarëve në Siri, 4 të dyshuarit mendohet se po indoktrinonin besimtarët mysliman në mbështje të organizatës terroriste ISIS.

Abc News ka mësuar se letër-porosia do të dërgohet, pas informacioneve se dy nga 11 të arrestuarit, mes tyre një shtetas shqiptar nga Maqedonia, kanë pranuar të bashkëpunojnë me Prokurorinë Speciale, duke treguar planin e sulmit në Shqipëri.

Sipas akuzës, përveç shkëmbimit të emaileve dhe informcioneve paraprake, me anë të letër-porosisë do të kërkohet informacione shtesë të siguruara nga Prokuroria e Kosovës. Gjithashtu, mësohet se është kërkuar edhe informacion shtesë, në lidhje komunikimet e të arrestuarve me Lavdërim Muhaxherin apo Ridvan Heqimin, që ndodhen në Siri.

Këto komunikime, dyshohet se i mbante mes të tjerëve, nën hetim edhe Bujar Brahimi, i cili rezulton se është kthyer nga Lufta në Siri, ku mendohet se ka qenë pjesë e grupit terrorist që drejtohej nga Muhaxheri.

Burimet thonë se veç deklarimeve dhe bisedave të përgjuara, do të kërkohen edhe akt-ekspertimet e kompiuterave të sekuestruara dhe bisedat e mundshme nëpërmjet rrjeteve sociale me personat që ndodhen në Siri.

Sipas akuzës, këto të dhëna do të ndihmojnë Prokurorinë për të zbardhur me detaje rolin e 4 të arrestuarve në Shqipëri, të cilët komunikonin vazhdimisht me shtetasit shqiptarë nga Kosova, të cilët merrnin urdhëra për sulm nga Muhaxheri.

Nga ana tjetër burimet pranë akuzës, thonë se grupi i të arrestuarve në Shqipëri përveç se ofronin mbështetje grupit terrorist që do të sulmonte në Shqipëri, po punonin për indoktrinimin e ideologjisë së besimtarëve, në mbështetje të grupit terrorist ISIS.

Gjithashu, është provuar se pavarësisht dënimit të 9 besimtarëve në Shqipëri për dërgimin e myslimanëvë në Siri, kjo linjë ka vazhduar por me numër më të vogël, duke shfrytëzuar rrugët tokësore nëpërmjet Greqisë, Maqedonisë, Bullgarisë e për të përfunduar në Turqi nga ku kalonin më pas në Siri.

Nuk jepen detaje apo numëri i personave, që kanë arritur të shfrytëzojnë këtë rrugë për t’ju bashkuar forcave terroriste të ISIS-it në Siri e Irak.

Share: