Home KRYESORE KLD propozon 6 emra për në Gjykatën e Apelit në Tiranë

KLD propozon 6 emra për në Gjykatën e Apelit në Tiranë

Këshilli i Lartë i Drejtësisë në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendimin për transferimin e kreut te Gjykates se Apelit Vlore ne ate te Tiranes. Gjithashtu jane propozuar 6 emra per anetare te Gjykates se Apelit Tirane.

Në përputhje me rendin e ditës, anëtarët e KLD-së, pasi konsultuan procesverbalin e testimit, raportin mbi rezultatet e pikëzimit të kandidatëve, tabelat e pikëzimit, raportet mbi shqyrtimin e kandidatëve, shqyrtuan dhe votuan kandidaturat për gjyqtarë, për plotësimin e vendeve vakant, në Gjykatat e Apelit Tiranë dhe Shkodër.

Pas përfundimit të procesit të votimit, Këshilli i Lartë i Drejtësisë me shumicë votash, vendosi të transferojë z. Andi Civici nga Gjykata e Apelit Vlorë në Gjykatën e Apelit Tiranë, si dhe t’i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e gjyqtarëve znj. Elona Stavri, znj. Elbana Lluri, z. Fatri Islamaj, z. Asim Vokshi, dhe z. Artur Gaxha, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Ndërsa për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën e Apelit Shkodër, Këshilli vendosi t’i propozojë Presidentit të Republikës, emërimin e znj. Vojsava Osmanaj.

Në vijim të mbledhjes anëtarët e KLD-së, shqyrtuan kandidaturat, për plotësimin e 1 (një) vendi vakant, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe në përfundim të procesit të votimit, Këshilli vendosi transferimin e gjyqtarit Artan Hajredinaj, njëkohësisht edhe kryetar i kësaj gjykate, nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Në funksionin drejtues të kryetarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë u delegua për të ushtruar përkohësisht detyrën e kryetarit, gjyqtari Dritan Seci, si dhe shpalli vendin vakant për pozicionin e kryetarit të kësaj gjykate. Me miratimin e transferimit të dy gjyqtarëve të mësipërm u miratua më pas dhe kërkesa e Ministrit të Drejtësisë për shpalljen publike, të një vendi vakant në Gjykatën e Apelit Vlorë dhe një vend vakant në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Share: