Nga Ylli Dylgjeri
Po ti ku ishe Koço?
Kokëdhima në PS e Sarandës:
Ta përmbysim!
E tha prap Koço…
Dakort o Koço. Ta përmbysim prap thua?
Sa herë e ke bërë këtë punë në këto 20 vite?
Ti dhe une ishim në pushtet edhe dje edhe sot.
Në një krah, në një organizatë rinie, në një parti, në një lagje (bllok), vetëm bankat i kishim ndryshe. Erdhi një ditë, dhe Ti hop dredhove!
Ta rrëzojme qelbësirën!-the.
Na rrëzove në fillim me qeverisjen e Ramiz Alisë. Ishte sistem Diktatorial- the. Dakort.
Ne ikëm. Ty s’të dilte “inati”. Hodhe dhe bustin e Enverit në lumë.
-Erdhi Berisha.
Ti u rrite prap. Ne punuam,Ti fitove.
-Erdhi Nano.
Na rrëzove sërisht. Pse? “Se më sekuestroi Nano”- the një ditë në media… U rrëzuam.
Ti prap fitove.
-Erdhi Rama.
Ti prap aty, me Ramën në krye…
Ikën vitet dhe një ditë të erdhi fundi Ty.
Tani sërisht na thua nga Saranda:
…“Duke mbyllur këtë fjalë, desha të kujtoj se një erë e re po fryn në mbarë botën. Është koha e revoltës, është koha e revoltës kundër kastave sunduese, kundër atyre kastave, që kanë injoruar interesat e njerëzve të thjeshtë, të shoqërisë e shtresave të ulëta të saj. Kjo përmbysje e këtyre kastave, që e përdorin pushtetin dhe konjukturën për të parë veç veten e tyre, do të ndodhë, është e pashmangshme edhe në Shqipëri.
Në pyetje është sesi, a do të përmbysen me shpërthime sociale, me konflikte, me dhunë, apo me përtëritje paqësore të elitës politike duke i hapur rrugë konkurrencës perfekte në politikë dhe ekonomi.”
Po ti ku ishe Koço?
Përgjigjet Koçua: Ja ku jam!
Unë i rrëzoj o kur janë buste, o kur bëhen për bust.