Home KRYESORE “Kokëdhima”, një e majtë më efektive nga e Rames qe jeton ne...

“Kokëdhima”, një e majtë më efektive nga e Rames qe jeton ne bote virtuale

Nga Gavrosh Levonja

Ideja e Koco Kokëdhimës për fillimin e një lëvizjeje në gjirin e PS me qëllim spostimin e qendrës së gravitetit të vendimmarrjes nga qendra në bazë është mënyra më e mirë për të mos thënë e vetme, me të cilën mund të rigjallërohen shpresat e masës së madhe të socialistëve të thjeshtë, tashmë të zhgënjyer nga mosrealizimi i premtimeve të katër viteve më parë, shtoji këtyre dhe efektet negative të politikave me karakter antipopullor të ndërmarra nga Rama pavarësisht sa mund t’i shërbenin forcimit të shtetit.

Atë se c’ndjen dhe mendon elektorati socialist, më mirë se zoti Kokëdhima, i cili për mëse tre vjet aktivitetin e tij partiak e ka zhvilluar në strukturat e jugut të vendit, nuk mund ta njohë askush. Si pasojë e përqëndrimit të gjithckaje në kupolën e partisë, më saktë në duart e kryetarit-kryeministër të saj, gjatë gjithë periudhës së qeverisjes ka munguar një vlerësim objektiv për punën ekzekutivit, gjë që ka krijuar një situatë paradoksale, ku për mosrealizimet, dështimet mosmbajtjen e premtimeve etj, nuk mban përgjegjësi askush, për deri sa asnjë drejtues dikasteri nuk është tundur nga istikami.

Zhvillimet në PS tregojnë se kryetari i saj jeton në botën e ti virtuale duke u marrë me fasada e ornamente pa njohur apo mos pranuar realitetin që karakterizohet nga një atmosferë pakënaqësie në gjirin e shumicës së socialistëve të cilëve nuk u janë bërë realitet shpresat dhe iluzionet që ushqenin se pas zgjedhjeve të vitit 2013 shumë gjëra do të rregulloheshin.

Në fund të fundit, realiteti në fjalë është ai që e ka nxitur ish-deputetin Kokëdhima, të hedhë idenë e një lëvizjeje të tillë në gjirin e partisë, e cila ndonëse mund të cënojë pozitën e kryetarit-kryeministër, në fakt është shpëtimi i PS-së duke i a bërë të sigurt, të paktën një mandat të dytë pasi do ta clironte nga pesha e mëkateve të kryetarit & Co.

Konkretisht, lëvizja e ideuar nga Kokëdhima e vendos anëtarësinë e partisë përballë zgjedhjes; të verë në plan të parë partinë dhe të ardhmen e saj apo kryetarin. Në Shqipëri, kryetari është i pazëvendësueshëm, duke u rizgjedhur gjithmonë, hërë me zgjedhje formale apo farsa zgjedhore, por edhe deri duke u vetëpërjashtuar nga detyrimi për t’u votuar si në rastin “Rama”. Fakti që për shqiptarët kryetari konsiderohet si një mesia, të bën të mendosh se nisma e zotit Kokëdhima do të kërkojë shumë punë që të arrijë rezultatin e dëshëruar.

Por, lëvizja “Kokëdhima” i shërben forcimit dhe oksidentalizimit të partisë pasi do ta largonte nga varianti I partisë-kazermë ku cdo gjë bëhet me komandë nga lart. Delegimi i të drejtës për të zgjedhur në bazë bën që në parlament të shkojnë përfaqsues realë të qytatarëve dhe jo ushtarë të kryetarit të partisë, të cilët në vend të interesave të atyre të cilëve u kanë marrë votën, kthehen në shqytarë të kryetarit të partisë, i cili i ka emëruar si deputetë falë marrëveshjes famëkeqe për listat e mbyllura e vitit 2008.

Nga ana tjetër, dhënia e kompetencave bazës së partisë për të vendosur se kush e meriton të jetë në krye të forumeve drejtuese të saj e shpëton partinë nga fenomeni I “privatizimit” nuk lejon që ajo të kthehet në parti të një njeriu, sic ka qenë partia e E. Hoxhës apo sic janë të gjitha partitë politike në Shqipëri. Në të njejtën kohë me dhënien bazës së partisë të drejtës për të propozuar kandidatët për deputetë, për zyrat e pushtetit lokal apo përfaqsuesit e saj në forumet qëndrore të partisë, në një farë mënyre merret dhe mendimi I saj lidhur me qeverisjen duke evidentuar objektivisht të metat e mosrealizimet si në përgjithsi ashtu dhe në bazë kriteri individual duke treguar me gisht që nga drejtorët, ministrat për të shkuar deri tek kryeministri. Gjithashtu, për momentin, me vënien në lëvizje të strukturave në bazë, mund të argjinohet dhe një rrjedhje e mundshme e votave socialiste drejt partive të tjera, më së pari aleates LSI e cila ka ditur të distancohet nga veprimet arrogante të kryeministrit dhe ndjekësve të tij. Nga ana tjetër, një sukses i lëvizjes “Kokëdhima” me ndryshimet që do të sillte në PS, në radhë të parë në strukturat e saj, duke i cliruar prej rilindistëve, ndërsa do të krijonte terren të përshtatshëm për një riamalgamim të PS-së me rikthimin e plangprishësve por dhe një raport të ri në partneritetin me LSI do të zvoglonte mundësitë për një afrim dhe “martesë” të dytë të kësaj me PD-në e Bashës.

Share: