Home KRYESORE Komuniteti shqiptar i Turqisë takon ish ambasadorin Mucaj ne Tirane

Komuniteti shqiptar i Turqisë takon ish ambasadorin Mucaj ne Tirane

Ish ambasadori yne ne Turqi, z. Genci Mucaj eshte takuar me përfaqësues te Komunitetit Shqiptar te Turqisë te ardhur ne Tirane me rastin e Samitit te Diasporës.

Ky zhvillim natyrisht ka sjelle emocione pozitive tek ambasadori, por sigurisht edhe demonstron punën e tij te mire ne interes te atij Komuniteti te madh shqiptaresh ne Turqi.

Ja si e përcjell ambasadori Mucaj ne faqen e tij ne Facebook këto momente:

“Me rastin e Samitit te pare të diaspores Shqiptare ne Tirane, u takova me kryesine e Vatrës të Shqiptareve të Turqisë dhe delegate të tjerë qe kishin ardhur për te marre pjese ne këtë samit!

U ndjeva gjithashtu i nderuar nga respekti dhe vëmendja e tyre për t’u takuar me mua si edhe u kërkova të vazhdojnë të jene gjithmonë bashke si Vatra e Shqiptareve të Turqisë dhe të bëhen një zë i madh e i forte per te drejtat e tyre dhe forcimin e marrëdhënieve Shqiptaro-Turke!

Mesova me kënaqesi qe premtimi i dhëne për fjalorin e Necip Alpan do të behet realitet me botimin e tij se shpejti! Instituti i Gjuhës Turke dhe Turko-logia Prof. Lindita Latifi Xhanari janë ne fazat e fundit të redaktimit të tij.

Ne jemi krenare për Shqiptaret e Turqisë dhe deshirojme te shohim çdo here e me shume prezencën e tyre me investime ne Shqipëri e Kosove !

Gjaku Nuk behet ujë thotë populli!

Mirënjohja me e madhe dhe e vërtete është mirënjohja juaj e sinqerte! Faleminderit për vlerësimin tuaj vëllezër dhe motra dhe ju siguroj qe do te jeni gjithmonë ne mendjen tone!”

genci-mucaj-me-shqiptaret-e-turqise

Share: