Home KRYESORE Kosova bëhet me prefiks telefonik

Kosova bëhet me prefiks telefonik

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kryenegociatore në Dialogun e Brukselit, ka deklaruar se sot është arritur Marrëveshja për kodin telefonik shtetëror të Kosovës, mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kosova tashmë do ta ketë kodin telefonik shtetëror të saj që është 383 i cili do të alokohet nga ITU, dhe ky është një sukses i madh i dialogut të Brukselit dhe një lajm shumë i mirë për shtetin tonë dhe qytetarët tanë, ka thënë ajo, bën të ditur një komunikatë nga Kryeministria.

“ITU do t’ja alokoj Kosovës kodin telefonik 383 më datën 15 dhjetor 2016. Shteti jonë do ta ketë kodin e vet telefonik sikur edhe shtetet tjera dhe do të ketë sovranitet të plotë për kodin e vet telefonik, ndërsa të gjitha kodet tjera që janë përdorur deri më tash ( 381, 377, 386) do të largohen nga përdorimi, tha ajo”, thekson komunikata.

Share: