Home KRYESORE Kosova e shqetësuar për marrdhënien Rama-Vuçiç

Kosova e shqetësuar për marrdhënien Rama-Vuçiç

Takimet mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk ka krijuar ndjesi pozitive në Kosovë, madje duket se atje janë të shqetësuar për këtë ngrohtësi mes Ramës dhe Vuçiç.

Siç bënë të ditur vetë Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj i cili deklaroi se Kosova është shumë e shqetësuar për për atë çfarë po ndodh mes Shqipërisë dhe Serbisë.

“Jemi të shqetësuar për shpejtësinë e afrimitetit të Tiranës dhe Beogradit. Serbia duhet të kërkojë falje dhe pajtim me Kosovën dhe Tirana nuk duhet të vrapojë drejt takimeve në Beograd pa rakorduar axhendat me Kosovën. Takimi fundit i Kryeministrit Rama ishte i tillë.” Deklarata është bërë në Top- Channel nga ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj.

Share: