Home KRYESORE Kotzias: Kushte të tjera për ti dhënë Shqipërisë hapjen e negociatave, Himara...

Kotzias: Kushte të tjera për ti dhënë Shqipërisë hapjen e negociatave, Himara dhe Ceshtja Came ne vemendje!

Sipas Ministrit të Jashtëm Grek, Samiti i Dhjetorit i liderëve të Bashkimit Europian do vendosë disa kushte që Shqipëria duhet t’i zbatojë për të marrë një datë per çeljen e negociatave për anëtarësim ne BE.

Nikos Kotzias nënvizoi se tensionet Athinë-Tiranë komplikojnë anëtarësimin e Shqipërisë dhe shtoi se Samiti i Dhjetorit i liderëve të Bashkimit Europian do të theksojë një sërë kushtesh që Shqipëria duhet të zbatojë para se të marrë një datë për çeljen e negociatave të anëtarësimit.

Duke folur për marrëdhëniet me Shqipërinë, ministri i jashtëm grek ka vënë në dukje se ka një sërë problemesh, që janë mbledhur në një paketë, në një përpjekje për t’i zgjidhur para se të fillojnë negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

“Me ekzistencën e këtyre problemeve, procesi i anëtarësimit do të komplikohet. Shpresoj që shqiptarët, tashmë do të përgjigjen më shumë dhe më mirë nga sa më parë”, ka theksuar Kotzias.

I pyetur për shembjen e banesave në Himarë dhe për simbolikën, që sipas gazetarit përmban ky veprim, Kotzias është përgjigjur:

“Banesat nuk janë shembur ende”. Dhe ka shtuar: “Do të shikoni se në konkluzionet e samitit të BE në 15-16 Dhjetor që do të kenë të bëjnë me perspektivën e Shqipërisë, do të përfshihet edhe detyrimi që të mos preket e drejta mbi pronën e qytetarëve shqiptarë, rrjedhimisht edhe të minoritetit autokton grek”.

Share: