6 pikë përpara Donald Trumpit: Këto janë rezultatet e fundit të sondazhit të kompanisë “Ipsos”, me porosi të agjencisë së lajmeve “Reuters”.
Sondazhi, i fundit e nxjerr kandidaten demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillary CLinton, me të njëjtin rezultat që ajo kishte përpara se FBI-ja të riniste hetimet për e-mailet e saj.
45% e të anketuarve thanë se do të mbështesnin zonjën Clinton për presidente në zgjedhjet e 8 nëntorit, ndërkohë që për kandidatin republikan do të votonin 39%.
Ky rezultat tregon se situata është përmbysur sërish, pasi Trump doli përpara Clintonit në sondazhe pas skandalit të e-maileve, duke sfumuar avantazhin prej 12 pikësh. /360grade.al