Home KRYESORE Landfilldi në Fier kalon vetëm me votat e PS-së, abstenton LSI

Landfilldi në Fier kalon vetëm me votat e PS-së, abstenton LSI

Këshilli Bashkiak i Fierit miratoi sot vendimin për ndërtimin e landfillit të përpunimit të mbetjeve urbane.

Vendimi kaloi me 24 vota pro të këshilltarëve të PS-së. Kundër votuan këshilltarët e PD-së, ndërsa këshilltarët e LSI-së abstenuan.

Landfilli i përpunimit të mbetjeteve të zonës së Fierit ishte përcaktuar të ndërtohej në  Plyk dhe Mbyet të njësisë Portëz por pas protestave të banorëve të zonës, projekti u zhvendos për t’u zbatuar në Mbrostar.

Share: