Home KRYESORE LIRIA E TRADHETUAR NGA ZGJEDHESIT E DYTE

LIRIA E TRADHETUAR NGA ZGJEDHESIT E DYTE

Nga Kastriot Frasheri
Nje paralelizem dje dhe sot, mbi zgjedhjet ne Kolonje ku zgjedhesit e dyte, Policia e Shtetit, Instituti i Sigurimeve Shoqerore nga ku varet Komisioni Mjeko-Ligjor, dhe dhjetera agjenci apo drejtori te sherbimeve publike te shtetit jane sot zgjedhesit e dyte, te cilet vendosin ne favor te kandidatit qe ka zgjedhur qeveria, jo populli permes presioneve, ryshfeteve dhe premtimeve…
Prej oreve te mbremjes se djeshme dhe deri ne keto momente lajme te keqija na vijne nga bashkepunetoret tane nga Erseka per veprime arbitrare te cilat deformojne nje proces te rregullt zgjedhor qe kandidati i ASHE per Bashkine Kolonje, doktori Ilia Stefo ne bashkepunim me prapavijat e tij politike te ardhura nga Korca dhe Maliqi, ka filluar nje represion te papare ndaj asaj kategorie vulnerabel qe trajtohet me pensionin e invaliditetit. Konkretisht prej oreve  te vona te mbremjes doktori “human”, i cili eshte edhe nje nga autoret qe vete ka neneshkruar ne kartelen mjekesore te ketyre pacienteve per te perfituar KEMP, sot thuhet se po u ben presion me ane te instrumentave te pushtetit qe ka si prapavije per te votuar pikerisht emrin e tij, ndryshe i kercenojne se ISSH do t’u heqe trajtimin financiar qe perfitojne. Ndersa per ata persona qe dyshon se nuk mund ti binden, po u mbledh kartat e Identitetit per te mos votuar. Nuk e kuptojme se cfare duan personat nga Korca te caktohen nga PS per te shoqeruar zgjedhesit kolonjare ne qendrat e votimit apo per te bere premtime dhe presione? Ftojme median te evidentoje keto fakte.
Veme ne dukje se kandidati dr. Ilia Stefo, duke qene mjek, me aktin e mesiperm ka shkelur, kodin etik te mjekut, bazuar ne betimin e Hiporatit. Sa me siper, lind e nevojshme qe agjencite e zbatimit te ligjit te fillojne menjehere verifikimin e ketyre informacioneve dhe te ve ne perpara pergjegjesise autoret te cilet ne kundershtim me Kodin Zgjedhor permes perdorimit te pushtetit kerkojne te ndikojne ne vullnetin e lire te zgjedhesve kolonjare.
Share: