Ankaraja zyrtare i ka kërkuar zyrtarisht Ministrisë së Brendshme verifikimin e disa institucioneve jopublike në Shqipëri, për të cilat ka dyshime se janë financuar nga Fetullah Gylen.
ABC News ka siguruar listën e këtyre institucioneve, që i është përcjellë Ministrisë së Brendshme, përmes ambasadës turke në Tiranë.
Ambasada turke në Tiranë, i kërkon Ministrisë së Brendshme të verifikoi dhe kontrolloi institucionet jo publike në Shqipëri, të dyshuara se jane ngritur apo financuar nga fondacionet e klerikut Fetullah Gylen.
Në listë janë institucione të ndryshme jo publike; si kopshte, shkolla të mesme e universitete, OJF, fondacione të ndryshme, banka të nivelit të dytë apo edhe agjenci informative.
Në këtë shkresë, autoritetet turke kërkojnë që të verifikohet aktiviteti i këtyre institucioneve jo publike në Shqipëri, pasi dyshohet se janë ngritur nga kleriku Fetulah Gylen, I cili akuzohet si ideator i puçit ushtarak në Turqi. Ndaj të cilit autoritetet e drejtësisë turke, kanë ngritur akuzën e terrorizimit dhe kërkohet nga SHBA të ekstradohet drejt Turqisë.
- Shkollat që kërkon të mbyllë Turqia: Medresetë në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Korçë.
- Kolegjet turke në Shqipëri, si kopshti “Mehmet Akif”, shkollat fillore dhe te mesme, për djem dhe për vajza. Kolegji “Hasan Riza Pasha” në Shkodër si dhe Kolegjet “Turgut Ozal” në Tiranë dhe Durrës.
- Kolegji Gulistan, Instituti i Edukimit Gulistan si fondacion, qendra e kurseve me emrin “Meridian”.
- Fonadacioni i edukimit “SEMA”
- Shkolla në gjuhën angleze, “Memorial International School of Tirana”.
- Universitetet “Bedër” dhe “EPOKA”.
- Qendrat kulturore, “Horizontet e Reja” dhe “Drita Islame”.
- Shtepia botuese Prizmi dhe agjencia informative ALBEU. B
- anka e nivelit të dytë , “UBA bank” që kryen aktivitetin në Shqipëri
Për të gjithë këta institucione jo publike, shteti turk kërkon monitorimin, pasi pretendohet se janë pjesë e celulave të fondacioneve të klerikut Fetullah Gylen.
Veç kësaj shkrese drejtuar ministrisë së Brendshme, ABC News ka mësuar se ambasada turke ka kërkuar edhe nga Ministria e Arsimit që të gjithë këta institucione jo publike që kryejnë aktivitet arsimor në Shqipëri, të heqin apo të ndalohet të përdorin emërtime turke apo simbolet e flamurit kombëtar turk. Shkresa, tashmë i është shpërndarë këtyre institucioneve me firmën e Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit në Shqipëri.