Erion Braçe ka shkaktuar pakënaqësi me fjalorin që përdori kundër studentes që i hodhi salcë në kokë ministres së arsimit, Lindita Nikolla.
Fjalën “spurdhjak” deputeti i PS në Lushnje e përdori edhe kundër një aktivisti tjetër që iu kundërvu pas komentit për studenten Mirela Ruko.
Keshtu faqja në Facebook, Lolita, është treguar e ashpër me deputetin e Lushnjës. Ajo nuk e përmend me emër, por referenca duket qartë. “Në kuvend afër foltores ka ca stola të vegjël për spurdhjakēt që nuk u arrin surrati te mikrofoni”, shkruan “Lolita”. /Lapsi.al