Edhe një karburant tjeter u grabit gjatë natës në rrugën Lezhë -Shkodër afër Dajçit. Dy persona të armatosur me automatike kanë marrë xhiron ditore, rreth 1 milion lekë dhe 200 euro.
Por duket se më parë ata janë përleshur me rojen, të cilin e kanë goditur me levë dhe qytën e automatikut duke e lënë pa ndjenja. Roja Lek Përkeqi u dërgua në urgjencën e qytetit dhe ka dëshmuar në polici.
Lek Përkeqi ka thënë se nuk ka mundur t’i njohë grabitësit, pasi ishin të maskuar. Ata ishin dy persona dhe e rrahën rojën me leva e mjete të tjera të forta duke e lënë pa ndjenja.