Nga Sulejman Abazi
Në këtë analizë nuk po sjellim për opinionin shqiptar diçka të re, përveç vlerësimit të fakeve dhe të dhënave të publikuara nga mediat, deklarimeve të institucioneve të sigurisë, të cilat vërtiten rrotull një të vërtete që opinion publik në shumë raste e sheh realisht në territoret ku banon. Pavarësisht formave të ndryshme të ndërtimit dhe funksionimit të bazave më karaktër të përhershëm, të veprimtarisë së shërbimeve inteligjente, depërtimit të strukturave të kamufluara paramilitare, fakt është që një pjesë e objeketeve ushtarake dhe të ashtuquajturve me karakter “humanitar”, ndodhen pranë ose në mes të qëndrave të banuara, nën vëzhgimin permanent e diletant të njerëzve të thjeshtë.
Nuk ka dyshim që për rrjete dhe stuktura të specializuara, këto të dhëna të verifikuara vështirë se mund të përbëjnë ndonjë sekret. Nuk mund të fshihen investimet ruse në rajonin e Ballkanit nga kompanitë më të njohura. Këto investime paraprihen nga njerëz dhe struktura të vëna në shërbim të spiunazhit ekonomik. Rusia si aleate historike e Serbisë për të shtrirë depërtimin në Ballkan, ka investuar dhe po investon intensivisht në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni dhe më pak në Shqipëri e Kosovë.
Përmes ndikimit dhe depërtimit ekonomik, llojet e spiunazhit, duke përfshirë dhe strukturat e zbulimit diplomatik, janë të prirura të bëjnë presion mbi politikat qeverisëse për ta shtrirë këtë ndikim deri në vijën bregdetare të Adriatikut.
Paralelisht më këtë ndërhyrje me karakter ekonomik, fakt është që çdo ditë e më shumë Ballkani po dominohet nga struktura të terrorizmit, ku në jo pak raste për këtë është akuzuar hapur ose indirekt Serbia dhe Rusia, si mbështetëse dhe financuese të tyre.
Kjo situatë nuk mund të pranojë më deklarata naïve deri të paëprgjegjëshme, “për paprekshmërinë e Ballkanit” dhe më tej, të territoreve shqiptare nga depërtimi rus apo veprimtaria e grupeve terroriste radikale. Nuk jemi larg objektit, objektivit dhe problemit, por jemi në “syrin e ciklonit” që mund të godasë vendet tona në çdo kohë. Fakti që nga Serbia rreth 350 vetë janë të përfshirë në radhët e ISIS, e po kështu rreth 180 të rinj shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria janë bërë pjesë e këtij grupimi terrorist, tërheq vëmendjen që struktura të veçanta dhe të specializuara janë vënë në lëvizje me financime për të rritur numrin e rekrutimeve.
Në mendimin e specialistëve të sigurisë dhe publikimet mediatike veçohet një paralelizëm që ka të bëjë me të dy drejtimet kryesore; Së pari, me rrezikun e depërtimit rus në Ballkan dhe së dyti, me rrezikun e përhapjes së strukturave terroriste radikale.
Flitet për depërtimin rus, por shumë pak bëhet fjalë për shtrirjen e rrjeteve të shërbimeve inteligjente, të cilat krijojnë të gjithë premisat dhe mundësitë në të gjithë format, që ky depërtim të ketë sukses. Pa dallim, të gjithë vendet në Ballkanin Perëndimor mbeten të ekspozuar ndaj këtyre rreziqeve. Arrestimet e fundit të kryera në Kosovë dhe Shqipëri, janë një goditje direkte kundër këtyre strukturave, por në fund të fundit, janë dhe një fakt se ky fenomen është i pranishëm midis nesh. Zbulohet një lidhje apo një linjë e disa të tilla, por nuk dihet se sa të tjera mund të funksionojnë, të gatëshme për tu vënë në veprim në situate të caktuara politike.
Ekspertët duhet ta analizojnë dhe të japin opsionet më të mundëshme të radikalizimit të shoqërisë, e cila tashmë ëshët prekur rëndë nga ky fenomen. Informacionet japin të kuptohet që, Ballkani është i rrezikuar nga terrorizmi, i cili ka për qëllim të krijoj infrastrukturën e vet dhe të sigurojë rekrutë, të cilët do të jenë objekt veprimi në këto hapësira.
Duke u nisur nga disa koncepte të përgjithëshme të dominimit të mendimit proamerikan dhe pro NATO në territoret shqiptare, tek institucionet e sigurisë shfaqet shpesh një vetsiguri e pajustifikuar, duke e nënçmuara dhe anashkaluar këtë si diçka jo shumë të rëndësishme. Nëse ka ndodhur blerja e tokave, vërsulja drejt objekteve në privatizim, hapja e bizneseve të mëdha e të vogla duke përdorur “të tretët”, të cilat janë shtrirë nga Kosova e deri në Ksamil, për të cilat kanë dijeni edhe njerëz të thjeshtë, atëherë këto fakte nuk mund të quhen të parëndësishme për institucionet shqiptare të e sigurisë.
Situata tërheq vëmendjen që shkalla e rrezikshmërisë në shtetet e Ballkanit nuk është aq e vogël, siç prezantohet në mediat publike. Strategjia që po përdorin këto organizata e bën situatën tepër alarmante dhe të ndërlikuar. Në Shqipëri tërheq vëmendjen fakti që, ka shënja të prishjes së harmonisë fetare, duke nxitur segmente të caktuara për të futur përçarjen dhe urrejtjen midis shtresave religjioze. Alarmi po troket. Kush qëndron pas nxitjes së këtyre fenomeneve? Pse të rinjtë po parapëlqejnë të rekrutohen dhe të përfshihen brenda strukturave terroriste?!
Në Kosovë dihet që, Serbia përmes mekanizmave të caktuara shtetërore, po financon strukturat paralele dhe këtë ajo po e shtrin dhe më tej, në Bosnje Hercegovinë e më pak në Mal të Zi e Maqedoni. Bazuar në faktet dhe të dhënat që janë publikuar në media, siç ishte rasti i fundit në Malin e Zi, në shumicë drejtuesit e strukturave paralele në këto vende janë ish ushtarakë, ish punëtorë të shërbimeve sekrete, përgjegjës të strukturave tjera të sigurisë, të cilët shtrijnë ndikimin në këto hapësira, përmes organizimit të rrjeteve të spiunimit dhe të organizimit të grupeve paramilitare terroriste.
Funksionimi i strukturave paralele, shtrirja e rrjeteve të organizatave radikale islame dhe veprimtaria terroriste kundër këtyre shteteve, nuk mund të bëhet pa financime. Janë pikërisht këto burime financiare që ushqejnë njerëz nga shtresa të varfra për t’u përfshirë në këto struktura.
Pyetja që na shqetëson: Pse rusët synojnë të militarizojnë qendrën e Ballkanit? Shpresa e tyre sot për sot mbetet Serbia dhe Maqedonia. Në këtë veprimtari sipas mediave, për financimin dhe mbështetjen e rrjetit të spiunazhit dhe grupeve radikale, nuk mund të nënvleftësohet roli i bazës ushtarake ruse në Nish, kamufluar dhe gjysëmilegale, për të cilën strukturat e sigurisë ndërkombëtare, duhet të interesohen realisht mbi funksionin dhe ndikimin e saj në rajon. Realisht forcimi i mëtejshëm i bazës ushtarake ruse në rajonin e Sfricës mund të kthehet në një rrezik serioz për sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Synimet për ta forcuar atë kohë pas kohe, nuk mund të fshehin tendencën e largimit në të gjithë format të popullsisë vendase, veçanërisht largimin e pjesës së paktë të popullsisë shqiptare që ka mbetur në rajon. Përse qeveria serbe po ngutet t’i largojë shqiptarët nga këto komuna? Serbia planifikon ta shtrijë planin në jug të vendit, drejt kufirit me Maqedoninë. Përgatitjet e terrenit për dislokimin e forcave të bazuara ruse në jug të Serbisë, nuk mund të fshihet më në sytë e opinionit publik.
Në mediat ndërkombëtare përflitet mbi Qendrën serbo – ruse të spiunazhit në rrethinat e Nishit. Ndoshta qeveria serbe ka marrë vendim pro këtij objektivi gjeostrategjik, duke e kthyer këtë rajon në zonë ushtarake. Që prej vitit 2012 po funksionon e ashtuquajtura Qendër Serbo-Ruse për çështje humanitare (RSHC), e cila sipas publikimeve mediatike në fakt rezulton të jetë një bazë ushtarake ruse. Ka ende qendra të ngjajëshme të trajtuara si sekret ushtarak. Mendohet se Rusia pretendon që këtë objekt të madh ushtarak në Nish, ta transferoj dhe ridislokoj në Sfircë. Gjithashtu, së fundi në zonën kufitare me Kosovën, Serbia ka pozicionuar forca ushtarake aktive. Kjo situatë ka shkelur kushtin e marrëveshjes së Kumanovës, për të pasur të lirë zonën prej 5 km përreth kufijve të Kosovës.
Xhandarmeria serbe në vendet dhe zonat e patrullimit është kthyer në një ushtri aktive, e cila përveç moblitetit të saj ka në dispozicion edhe qëndra të fortifikuara. Jo rrallë pjesë të xhandarmërisë serbe kalojnë kufirin Serbi – Maqedoni, veçanërisht në zonën e Prohorpqinski deri afër kufirit me Bullgarinë. Është një mundësi dhe korridor lidhje për të dalë në jug pranë kufirit me Greqinë. Pëveç miratimit paraprak për korridorin Nish – Prishtinë – Durrës, Serbia ka synim korridorit midis Maqedonisë për t’u lidhur me Greqinë, duke shmangur kalimin e saj në territoret e banuara nga popullsi shqiptare. Kjo ndërmarrje nuk ka funksionuar në drejtim të Malit të Zi.
Stërvitja ushtarake multinacionale e koduar me emrin sinjifikativ, “Vëllazëria sllave 2016”, edhe pse me një numër të kufizuar forcash dhe mjetesh, vazhdon të zhvillohet në Serbi e shtrirë deri në 9 nëntor, e bazuar në aeroportet dhe poligonet e ushtrisë serbe. Në këtë stërvitje ushtarake marrin pjesë 212 pjesëtarë të Ushtrisë Ajrore – Desante të Forcave të Armatosura të Federatës së Rusisë, 56 pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Bjellorusisë dhe 450 pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë. Deklaratat e presidentit të Serbisë janë ekstreme. Politika hermafrodite e Serbisë, nuk mund të bindë akoma perëndimin për distancimin e saj prej Rusisë.
Situata e fundit pas zgjedhjeve në Malin e Zi dhe denoncimi kundër presioneve nacionaliste pro serbe dhe proruse, nuk ka shmangur depërtimin e forcave paramilitare civile në Malin e Zi, në Maqedoni, pse jo dhe në Shqipëri, veçanërisht në pjesën jugore të vendit. Sipas të dhënave në media, kjo situatë është e ngjajshme në veriun e Kosovës, në Mitrovicë, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, në teritoret e të cilave janë futur kontigjente të xhandarmërisë serbe të shoqëruar me mercenar rus dhe paramilitar serb.
Qëllimi është të krijohen situata destabilizimi për shkak të krizave politike që përjetohen në këto vende, me ulje dhe ngritje të tensioneve të brendëshme dhe raportet e fqinjësisë. Në prag të aktiviteteve kombëtare të festave të nëntorit, ata mund të shkaktojnë trazira, në sinkron me tensionimin e situatës me fqinjin jugor të Shqipërisë.
Para disa kohësh në San Petërsburg është zhvilluar një takim i krerëve të partive radikale nacionaliste sllavo ortodokse nën moton: “Rusia, atdheu ynë”. Ky aktivitet politik nuk është trajtuar nga lidershipi rus.
Pos këtyre aktiviteteve politiko – ushtarake dhe pranisë aero – detare në zonat e BE-së, Rusia në fakt po vringëllon armët dhe në krahun tjetër, mediatikisht po bën humor me afrimin e forcave të NATO-s në kufijtë e saj. Sekreti i kësaj situate nuk qëndron tek plani rus, por tek veprimet konkrete që bëhen për ta shtrirë kontrollin gradualisht dhe pjesë pjesë në rajon. Kjo shpesh po nënvleftësohet, duke u marrë më shumë me anën e jashtëme të veprimit. Sot nuk është opsion një agresion i mundshëëm rus në Ballkan, se sa “agresioni” që po zhvillohet me financa dhe investime. “Lufta e ftohtë” parasheh vetëm masat shtrënguese në planin e luftës psikologjike mbi vendet dhe popujt e Ballkanit.
Aktualisht të gjithë shtetet pro dhe kundër ndikimit rus, ndodhen brenda “tenxheres në presion”. Nga sa kuptohet, situata në Malin e Zi në prag të pranimit në NATO dhe rezultati i zgjedhjeve në Maqedoni, ashpërsimi i lidershipit të Bullgarisë ndaj Rusisë dhe indiferentizmi bullgar ndaj fatit të Maqedonisë, pamundësia e depërtimit rus në territoret shqiptare, do t’i çojë rusët në tërheqje nga Ballkani Perëndimor.